Qazim Menxhiqi publikon këngën 'Refreni në Prishtinë'

  • A.P /
  • 03 September 2022 - 10:24
Qazim Menxhiqi publikon këngën 'Refreni në Prishtinë'

Ndër vite Prishtinës së bukur i janë kushtuar shumë këngë nga këngëtarë shqiptarë të zhanreve të ndryshme, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kësaj radhe kryeqytetit të Kosovës i është shtuar edhe një këngë e cila vjen me plot nostalgji dhe me ngjyra të muzikës rock.

Këngëtari i njohur Qazim Menxhiqi ka publikuar këngën "Refreni në Prishtinë" e cila vjen me interpretim të shkëlqyer.

"Jam rritur në këtë qytet dhe kam kaluar 26 vjet para se të adoptoja shtëpinë time të re në Melbourne Australi", ka theksuar Menxhiqi.

Premierë: "Refreni në Prishtinë" nga Qazim Menxhiqi

Dëgjim të këndshëm

 

(Kosova Sot Online)