Shqiptari i Kosovës

  • E.k /
  • 18 November 2022 - 15:19
Shqiptari i Kosovës

Nga: Skënder Sadri KAPITI

Është krenari,

Të jesh shqiptar kosove

Që për mikun ka bujarinë,

Për atdheun trimërinë,

Për nder besën e burrërinë

Që  jep jetën për shqiptarinë

Krenar të jesh  dardan e kosovar,

Dhe  të kesh e ndjehesh me shpirt shqiptar.

Gjithmonë  Kosova ime,

I qëndrove çdo stuhie

Mu në mes të Ballkanit

Nuk të mundën kurrë  barbarët e sllavit

Për shekuj e shekuj,  Kosova ime,

Me sakifica mbinjerzore,

Qëndrove dhe  sfidove

Kohrat e errëta e të tmerrshme,  

Pushtuesit dhe

egërsitë  e barbarisë,

Që të penguan  rrugën dhe rrjedhën

E lirisë, të historisë e kombëtarisë

Jam krenar me ty, Kosova ime,

Se  burra kombi, dëshmorë

Dhe heronj legjendar linde e rrite.

Me gjakun e tyre tokën vadite.

Kosovën e  tokën,

Drejtësinë  e lirinë e shqiptarit,

Zemrën dhe shpirtin e kosovarit

Kurrë nuk i  mposhti

hordhia e serbit e as e sllavit.

Kosova ime:

Edhe pse të rrënuan anëembanë,

Edhe pse të dogjën e të vranë,

Ti,  Kosova kreshnike

Mbete e qëndrove,

gjithmonë zemër shqiptare

Edhe pse gjithë Europën

E pate kundër  

Kosovë, kombi ynë shqiptar  hero,

Qëndrove dhe fitove

Si atdhe, shtet  dhe si komb shqiptar.

Kosovë, je zemra e shqiptarëve.

Djepi i lirisë

Je krenaria,  burrëria,

Trimëria, fjala,

Je besa  e nderi i shqiptarit,

Këto janë amanete që Ti Kosovë,  

I ruan e  trashëgon prej të parëve,

Prej Ilirit, Dardanit,

Arbrit dhe Shqiptarit

Autori, Skënder Sadri KAPITI. Durrës, Shtator 2020

Frymëzimi gjithmonë nxitet nga kujtesa e  mos-harresa e sakrificave të kombit; nxitet nga  kujtesa e mos-harresa e së shkuarës heroiko-historike të tij  dhe të traditave e të trashëgimive të mira e të vyera kombëtare që i shërbejnë të tashmes dhe të ardhmes.

Historinë dhe të shkuarën duhet ta kuptosh në kushtet e rrethanat e reja kur ftohet dhe nevojitet ndryshimi e përmirësimi.

Përmirësimin e këkojnë Ligji, e Drejta dhe e Vërteta, të cilat vijnë nga Zoti; përsosjen e kërkon rrugëtimi kombëtar drejt më të mirës dhe drejt të resë së dobishme.

Përmirësimin drejt përsosmërisë së përhershme e të pandërprerë e pengojnë egoizmi, injoranca, tradhtia dhe liria e lakmisë për pushtetin, për paranë dhe pasurinë me hajni e korrupsion , me zullum dhe haram që janë impulse negative e verbërie.

Këto vargje për krenarinë kosovare vijnë si kujtesë historike kundër një realiteti zhgënjyes dhe papëgjegjshmërie të klasës aktuale politike shqiptare si në Shqipëri por edhe në Kosovë pasi: krimi, korrupsioni, hajnija, mashtrimi dhe tradhtia janë  armiqt më të mëdhenj të perspektivës drejt përsosmërisë kombëtare,sepse ato formojnë boshllëk shoqëror, moral, emocional, patriotik dhe kombëtar që vetëm sa pengojnë dhe bllokojnë ecjen përpara drejt më të mirës së nevojshme kombëtare që pashmangshmërisht imponon koha.

Është mëkat i madh mospranimi dhe moskorigjimi i gabueshmërive tona si dhe mosndëshkimi i  pushtetit të lig, korrupsionit, tradhtisë dhe të politikës së keqe, mëkate këto, prej të cilave nuk i shpëtojnë ndëshkimit jo vetëm ata të cilët i shkaktojnë ato, por bëhen dhe vijnë si ndëshkim i ashpër dhe si meritë edhe për ata të shumtët që i durojnë ato.

Prandaj kombi që të shkojë drejt përmirësimit dhe më të mirës duhet të jetë vigjilent dhe të ndëshkojë e të ndahet nga të këqijat dhe nga të këqijtë e politikës së keqe duke i ndëshkuar ata dhe tradhtinë e tyre.

Ne krenohemi me Kosovën, me veprën kombëtare të jashtëzakonshme të saj, e cila sfidoi dhe nuk lejoi asimilimin dhe as asgjësimin e substancës shqiptare prej krimeve, barbarive dhe gonocidit serbo-sllav  në një betejë për mbijetesë, liri, mëvetësi e shtetësi shqiptare prej më shumë se 1000 vitesh.(AUTORI)

(Kosova Sot Online)