Tuneli 150-vjeçar i braktisur që kalon përgjatë rrugës kryesore

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 09:08
Tuneli 150-vjeçar i braktisur që kalon përgjatë rrugës kryesore

Tuneli Pencaedrain daton më shumë se 150 vjet më parë, por, pavarësisht se është braktisur prej vitesh, pjesa më e madhe e tij ende mbijeton deri më sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tuneli i lakuar pranë Cefn Rhigos ishte pjesë e hekurudhës së vjetër Vale of Neath dhe ndodhet ngjitur me A465 në rrugën nga Glynneath në Hirwaun, shtrati i të cilit shkon pranë lagjes. Tuneli është disa metra më lart dhe pranë rrugës.

Ashtu si me shumë tunele të pashfrytëzuara, edhe ky tani ka një përrua që rrjedh brenda tij, dhe meqenëse një nga hyrjet ka kohë që është mbyllur, natyra e ka lënë tunelin me një fund të lagur dhe me moçal.

Nuk jemi të sigurt se kur është përdorur për herë të fundit tuneli, megjithëse duke parë fotografitë ka qenë për një kohë të gjatë.

Tuneli prej 526 jardësh ka qenë i përmbytur prej disa kohësh dhe ndërsa këto fotografi janë bërë mes viteve 2008 dhe 2013, shumë pak ka ndryshuar në vitet e ndërmjetme.

(Kosova Sot Online)