Kelmendi: Jemi konkurent në Festivalin e Këngës dhe pretendent serioz për përfaqësim të Kombit tonë në Eurovision

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 16:07
Kelmendi: Jemi konkurent në Festivalin e Këngës dhe pretendent serioz për përfaqësim të Kombit tonë në Eurovision

Në edicionin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar risi do të jetë pjesmarrja e këngëtares së njohur Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën "Duje" si një bandë muzikore dhe në rast fitoreje, do të hyjë në histori si banda e parë familjare që përfaqëson një shtet në Eurovision.

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", Bujar Kelmendi si një nga përfaqësuesit e bandës muzikore, ndër të tjera ka treguar se si lindi ideja për të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, ambicjet e tyre për të triumfuar dhe përfaqësuar denjësisht kombin shqiptar në Eurovison 2023 duke theksuar që vota e publikut është mënyra më e mirë e përzgjedhjes së këngës.

Image

"Kosova Sot": E kujt ishte ideja që krejt familja juaj t'i bashkonit forcat dhe t'i futeni garës për ta fituar edicionin e 61-të, të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën "Duje"?

Bujar Kelmendi: Fillimisht ideja për pjesmarrje në këtë evenimet për përfaqësim të Shqipërisë në Eurovision ka lindur apo është tentuar që nga ditët e para të Albines në The Voice of Albania. Në atë kohë ka mbetur pa u realizuar për shkak të obligimeve që kishim ne. Pastaj pothuajse çdo vit ka pasur kërkesa dhe tentime për pjesmarrje por që të njejtat kanë mbetë vetëm tentativë që besojmë te gjitha për arsyet dhe faktin që këtë vit jemi pjesmarrës.
Duke qenë i angazhuar në muzikë dhe rreth muzikës në përgjithesi, konsiderojmë se Kënga në Eurovision duhet të jetë përfaqesim i kulturës muzikore të një kombi normalisht paraqitjen e saj në frymën dhe rrymat e ndryshme koherente, por gjithmonë duke ruajtur elementet të cilat na veçojnë dhe që burojnë nga kultura jonë muzikore.
Andaj, referuar kësaj strategjie tonën, duke gjetë bashkëpunim me kompozitor, tekstshkrues ku ideja dhe qëllimi janë të përbashkëta, kemi vendosur që ne të jemi konkurent në Festivalin e kënges dhe besojmë pretendent shumë serioz për përfaqësim të Kombit tonë në Eurovision.

Image

"Kosova Sot": Duke marr për bazë edicionet e kaluara, shumë këngëtarë nga Kosova që ishin pjesmarrës janë ankuar në jurinë megjithatë Festivali i 61-të  vjen me një risi pasi fituesi do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve, a është ky një sinjal pozitiv që kësaj radhe fjalën e fundit nuk e ka juria por publiku?

Bujar Kelmendi: Neve gjithmonë jemi të prirur të besojmë në transprencë, rregullësi dhe sinqetitet. Mendojmë që vota e publikut është mënyra më e mirë e përzgjedhjes së këngës. Mirëpo, edhe kjo anē mban sfidat dhe rrisqet e veta, nisur nga ajo teknike e rrjeteve telefonike e deri te koha e shkurtër e publikut për ta dëgjuar, analizuar apo edhe mishëruar sado pak me kënget pjesmarrëse.

"Kosova Sot": Edhe këtë vit për ta fituar festivalin gara do të jetë e ashpër, përveq juve, kush mendoni se është pretendent i drejtëpërdrejt për të triumfuar: Elsa Lila, Manjola Nallbani, Fifi apo Rovena Dilo?

Bujar Kelmendi: Të gjithë janē të mirë të sukseseshëm dhe gëzojnë respekt nga ana jonë.
Neve shkojmë për të fituar dhe besojm shumë që idea, muzika, tema dhe paraqitja jonë familjare do i sjell festivalit një këngë dhe përformancë që e meriton ky festival.
Duje, do e duan të gjithë.

Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Image

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria.

Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit, vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.

(Kosova Sot Online)