Diva e muzikës Adelina Ismaili feston ditëlindjen më në formë se kurrë
Sot më shumë se asnjëherë ikona e muzikës shqipe Adelina Ismaili, ka arsye për të qenë e lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Pikërisht këtë të mërkurë, këngëtarja feston ditëlindjen më në formë se kurrë.
Adelina Ismaili është ikona e muzikës shqipe, e cila tash e mëse katër dekada i ka falur muzikës shqipe qindra hite të cilat pavarësisht viteve të lansimit, vazhdojnë të dëgjohen nga publiku i saj besnik.
Kjo ditë e gjen Adelinen duke festuar, e lumtur, përkrah bashkëshortit Valit dhe djalit të tyre Uliksit
(Kosova Sot Online)