Vjollcën, Violetën dhe Lenditën jo vetëm miqësia, ato i bashkon edhe popturia

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 09:18
Vjollcën, Violetën dhe Lenditën jo vetëm miqësia, ato i bashkon edhe popturia

Intervistë me Bilbilat e Kosovës: Vjollca Buqaj& Violeta Kajtazi&Lendita Mjekiqi

Përveç kolege, ato janë edhe mikesha në përditshmëri. Fjala është për tri këngëtaret e njohura Vjollca Buqaj, Violeta Kajtazi, Lendita Mjekiqi, të cilat Viti i Ri 2023 i ka bashkuar së bashku edhe në një "Popturi".

Në një intervistë për "Kosova Sot Online", ato shpalosin detaje jo vetëm rreth bashkëpunimit të fundit, por edhe copëza kujtimesh dhe vrojtimesh nga jeta e tyre.

Së fundi me rastin e festave të fundvitit keni publikuar një "Popturi" në duet me Violeta Kajtazin dhe Lendita Mjekiqin, e kujt ishte ideja për këtë trio dhe sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngëve?

Vjollca Buqaj: Është e vërtetë që ishte e punuar për produksionin Labia kjo potpuri, me dy koleget dhe miket e mia Violetën dhe Lenditën, sigurisht që edhe idea ishte e producentit Shkumbin Kryeziu dhe e punuar me mjeshtri nga Egzon Bajraliu ne studion Antax .

Image

A mund të cilësohet viti 2022 si më i sukseshmi për Vjollcen, publikuat disa këngë që u mirëpriten nga publiku: "Gurbeti", "Porosia e nanës", "Kanangjegji", "Motër e vëlla", duke mos harruar edhe dasmën e djalit të cilit edhe ia kushtuat njërën nga këngët?

Vjollca Buqaj: Personalisht, për mua viti 2022, ishte ndër vitet më të mira dhe më të suksesshme, si nga ana profesionale ashtu edhe emocionale!

Them profesionale pasi gjatë këtij viti kisha shumë këngë të reja që u pritëm mjaft mirë nga publiku,dhe emocioni i këtij viti ishte martesa e Blendit &Rea, ku për mua si nënë ishte një gëzim i veqantë.

Image

Viteve të fundit muzika shqipe është vërshuar nga këngë kushtuar tezeve e hallave/A mendoni se kjo temë është stërkonsumuar dhe është bastarduar tej mase nga një pjesë e këngëtarve?

Vjollca Buqaj: Është e vërtetë që viteve të fundit ka këngë të shumta, me tema të ndryshme, por që mendoj se këtu i takon publikut ta pëlqej ose mos ta pëlqej temën e caktuar.

Image

Festës së Vitit të Ri në dekadën e fundit sikur i ka humbur ajo "madhështia" që e kishte dikur/Si e festonit Vitin e Ri para shumë vitesh dhe si e feston sot?

Vjollca Buqaj: Ka dallim festimi i Vitit të Ri, para shumë viteve, me vitet e fundit, të paktën ashtu mua më duket sepse në atë kohë mbaj mend me padurim e pritnim 31 dhjetorin të mbledhur rreth një tryeze para televizorit e gjithë familja.Kurse tani të shpërndarë rinia gjithandej, njerëzit sikur kanë halle të mëdha, sikur i ka humbur madheshtia gjithë kësaj feste!

Intervistë me Bilbilat e Kosovës: Vjollca Buqaj& Violeta Kajtazi&Lendita Mjekiqi

Image

Së fundi me rastin e festave të fundvitit keni publikuar një "Popturi" në duet me Vjollca Buqaj dhe Lendita Mjekiqin, e kujt ishte ideja për këtë trio dhe sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngëve?

Violeta Kajtazi: Ideja e potpurisë ka qenë e producentit Shkumbin Kryeziu, për produksionin Labia! Jam shumë e kënaqur, sepse kam përformuar me dy shoqe që i dua shumë! Përzgjedhja e këngëve ka qenë e jona, dhe jam e kënaqur me realizimin e mirë nga Egzon Bajraliu!

Image

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Violeta Kajtazi: E vërtetë, që vitet e fëmijërisë janë më të ëmbla! Sa herë që shkoj në Pejë në vendlindje, kur afrohem afër shtëpisë, menjëherë më kujtohen lojërat që i kishim ne fëmijët e laxhës, dhe shpesh them, sikur të ishim edhe një herë fëmijë, e të mblidhemi njejtë sikur në atë kohë, e të luajmë!

Image

Viteve të fundit muzika shqipe është vërshuar nga këngë kushtuar tezeve e hallave /A mendoni se kjo temë është stërkonsumuar dhe është bastarduar tej mase nga një pjesë e këngëtarve?

Violeta Kajtazi: Ndoshta secili këngëtar/e i mendon kërkesat e njerëzve nëpër mbrëmje apo ahengje që i kërkojnë, andaj mendoj që kjo është arsyeja e këtyre këngëve që shumë këngëtarë kanë mendu me i sjellë!

Image

Festës së Vitit të Ri në dekadën e fundit sikur i ka humbur ajo "madhështia" që e kishte dikur/Si e festonit Vitin e Ri para shumë vitesh dhe si e feston sot?

Violeta Kajtazi: Të them sinqerisht që Festa e Vitit të Ri, në vitet e fundit më duket një festë e zakonshme! Para shumë vitesh e kemi pritur me gëzim , ndoshta edhe për arsyen sepse ishim e gjithë familja bashkë, ndërsa sot gjysma e familjes janë në kurbet, dhe dikush mundet me ardhë, dikush jo… Mandej shumicën e rasteve as unë vetë nuk mundem me qenë me familjen për të festuar!

Intervistë me Bilbilat e Kosovës: Vjollca Buqaj& Violeta Kajtazi&Lendita Mjekiqi

Së fundi me rastin e festave të fundvitit keni publikuar një "Popturi" në duet me Vjollca Buqaj dhe Violeta Kajtazin e kujt ishte ideja për këtë trio dhe sa jeni ndarë e kënaqur me realizimin e këngëve?

Lendita Mjekiqi: Potpuria është projekt i Produksionit Labia! Ftesën për bashkëpunim e kam pranuar me kënaqësi nga koleget, Vjollca Buqaj dhe Violeta Kajtazi!

Image

Realizimi i këngëve është bërë në "Antax Studio" tek Egzon Bajraliu dhe shpresoj qe publikut po i pëlqejnë këngët! Përndryshe, ne jemi shumë të kënaqura me projektin!

Image

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Lendita Mjekiqi: E vërtetë që janë! Sigurisht si të gjithë ne, kam nostalgji për shumë momemte, ndjesi, kujtime të ëmbla, ndonjëherë jo të ëmbla (hahaha..) të fëmijërisë sime. Ndodh shpesh, që mendimet me kthejnë në periudhën e fëmijerisë! Mu kujtua pritja e festave, që i prisnim me padurim është njëra ndër to, meqë jemi në prag të festave të fundvitit. Periudha e fëmijerisë konsideroj që është ndër më të bukurat e jetës!

Image

Viteve të fundit muzika shqipe është vërshuar nga këngë kushtuar tezeve, hallave, dajallarëve, mixhallarëve e kojshikeve/A mendoni se kjo temë është stërkonsumuar dhe është bastarduar tej mase nga një pjesë e këngëtarve?

Lendita Mjekiqi: Përmes muzikës shprehim dashuri, emocione, mesazhe nga më të ndryshmet, të cilat arrijnë deri tek publiku i cili i pranon, ose jo!

Nuk mendoj që jam kompetente ta gjykoj këtë pjesë, pasi që ky ,"trend" po vazhdon dhe si duket po pëlqehet nga masa e gjërë!

Une kam respekt për gjithë kolegët dhe mendoj se secili nga ne duhet të kultivojmë atë që pëlqejnë dëgjuesit!

Image

Festës së Vitit të Ri në dekadën e fundit sikur i ka humbur ajo "madhështia" që e kishte dikur/Si e festonit Vitin e Ri para shumë vitesh dhe si e feston sot?

Lendita Mjekiqi: Siç dihet, ky shekull ka pësuar ndryshime në të gjitha aspektet e jetës! Prandaj, kohë më parë kemi pasur mundësi planifikimin më të mirë të çdo feste, jemi mbledhur dhe e kemi shijuar me shumë! Tani, varësisht edhe nga angazhimet që kemi edhe festojmë po në atë mënyrë, me familjen e ngushtë dhe të gjerë! Tradita vazhdon!

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)