Valbona Gjezo: Shoqëria sot ka marr fund, pak njërëz të mirë ka

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 11:00
Valbona Gjezo: Shoqëria sot ka marr fund, pak njërëz të mirë ka

Intervistë me këngëtaren Valbona Gjezo

Ishte viti 2022, kur këngëtarja e njohur Valbona Gjezo publikoj këngën "Të kam pas si hajmali" e cila u mirëprit dhe u pëlqye nga publiku duke e bërë edhe emrin e saj të njohur në estradë.

Megjithatë ajo nuk u ndal, ndër vite publikoj edhe disa këngë si: "Me kë bë mekat", "Më e fortë se kurrë", "Me ty m'shkon dashnia" etj.

Në një intervistë të realizuar për "Kosova Sot Online", Valbona Gjezo përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës dhe karrierës së saj.

Kënga e fundit që keni publikuar mban titullin "Zemra e thyer" në duet me këngëtarin Taulant Bajraliu, sa jeni ndarë e kënaqur me këngën dhe e kujt ishte ideja për bashkëpunimin?

Valbona Gjezo: Kënga e fundit e realizuar me videoklip "Zemra e thyer", që është në duet me Taulant Bajraliun, ka qenë një kërkesë nga vetë unë, Pasi unë jam ardhuruese e këngëve të tij dhe kisha një dëshirë ta ftoj atë për një bashkëpunim. Dhe ja arrita qëllimit, kënga u realizua me sukses dhe është pritur shumë mirë nga adhuruesit e Taulantit, po ashtu edhe nga adhuruesit e mi.

Ndër vite keni realizuar disa këngë hite si: "Të kam pas si hajmali", "Më e fortë se kurrë", "Me ty m'shkon dashnija" etj., por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Valbona Gjezo: Kënga "Te kam pas si Hajmali", ka qenë një nga këngët e mia të preferuara. Dhe për këtë dua të falenderoj shumë kompozitorin e madh Nexhat Mujovi ndryshe ( Virusin), ishte merita tij dhe tekstshkruesin Avni Qailin, që realizuan këtë këngë, e cila do të mbetet një nga këngët e mia më të preferuara dhe më të sukseshmet. Baladat janë një muzikë qetësuese për shpirtin tim dhe aty e gjej vetën time duke kënduar ato më së miri.

Image

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Valbona Gjezo: S'di çfarë të tregoj më parë, ka qenë një fëmijëri e bukur për mua. Kam shumë kujtime nga shkolla fillore. Kam pasur gjithmonë qendrën e vëmendjes nga shoqet dhe shokët e klasës, poashtu edhe mësueset. Sekreti im i veçantë ka qenë sepse unë bëja dhe shumë humor përveq se dhe këndoja bukur. Pasi jemi duke folur për muzikën , do t'ju tregoj një rast vërtetë për të qeshur, diku nga mosha 12 vjeçare kam kënduar për herë të parë në skenën e Teatrit të qytetit tim në Gjirokastër. Ishta hera e parë për mua që këndoja në publik, por mendoja se do t'ja dalë dhe kisha një besim të madh në vetvete. Por çka ndodhi?! Sapo prezantohet emri im dhe dal në skenë më kapi një gjendje emocioni dhe fillova të hutohem nga skena duke parë gjithë ata njerëz. U stresova kaq shumë, sa fillova harrova tekstin e këngës, profesori e përsëriti tri herë introduktin e këngës, unë përsëri u bëra më keq deri sa ai erdhi në mes të skenës dhe më tregoj tekstin tek veshi dhe çdo gjë u kthye në normalitet.

Image

A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Valbona Gjezo: Po më ka ndodhur, për shkak se kënga nuk ka qenë ashtu si unë dëshiroja dhe sot e kësaj dite as parat s'mi kanë kthyer e as këngën se përfundova. Jo çdo këngë i përshtatet këngëtarit. Prandaj gjithmonë duhet një konsultë përpara se të nisesh projektin. Poashtu edhe me tekstet pak vesvese jam. Shumë kërkuese tek teksti. Më ka ndodhur që s'më ka pëlqyer kam ndërruar dy ose tri tekste deri sa unë jam bindur tamam.

Image

Viteve të fundit muzika shqipe është vërshuar nga këngë kushtuar tezeve, hallave, dajallarëve, mixhallarëve e kojshikeve/A mendoni se kjo temë është stërkonsumuar dhe është bastarduar tej mase nga një pjesë e këngëtarve?

Valbona Gjezo: Të them të drejtën mua më pëlqen kjo ide, është gjë e bukur ti kushtosh dikujt këngë. S' është aspak e gabuar për mendimin tim . E tepruar më duket këto regjistrimet e Vitit të Ri, kur këndojën këngë dasme. Si përshembull: Erdhi nusja, merr temena, doli nëna tek dera e priti këto më duken këngë të tepruara dhe qesharake. Këto këngë duhet të përformohen me videoklipe ose e ftuar në një emision të popullarizuar dhe me dalë me këndu këngën "Nusja jonë e vjehrra", më duken shumë qesharake. Falë Zotit ne kemi një opus të pasur me këngë të cilat mund të këndohen në një emision live. Kjo mendoj unë bëhet për shkak të konkurencës dhe interesit të dasmave.

Image

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Valbona Gjezo: Për mendimin tim nëse ndjen vetën artiste dhe arrin sukses me këndim nuk është e nevojshme ti bësh provokimet.

Image

Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një duet?

Valbona Gjezo: Do të kisha dëshirë të realizoja me idhullin tim Shkelzen Jetishin - Xenin, e dua dhe adhuroj muzikën e tij. Ai është këngëtari im i preferuar.

Image

Tash e sa vite jetoni dhe veproni në Zvicër, si është një ditë e Valbones në qytetin ku jetoni?

Valbona Gjezo: Unë jetoj dhe punoj në Zvicër prej vitit 2007. Këtu kam krijuar familje, kam një vajzë dhe një bashkëshort të mrekullueshem. Dhe koha ime është e dedikuar familjes. Kështu e kaloj ditën time si një shtepiake e përkushtuar për familje.

Image

Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Valbona Gjezo: Me kohën edhe muzika ka ndryshuar, por për mua jo. Unë mendoj se muzika shqipe do të mbetet gjithmonë më e vlerësuara.

Image

Festës së Vitit të Ri në dekadën e fundit sikur i ka humbur ajo "madhështia" që e kishte dikur/Si e festonte Valbona Vitin e Ri para shumë vitesh dhe si e feston sot?

Valbona Gjezo: Shumë e vërtetë. Dikur mezi i kemi pritur, festat e fundvitit. E mbaj mend si fëmijë mblidheshim 15-20 veta, kishte një dashuri, një unitet mes familjeve. Tani sikur i ka ikur lezeti dhe njerëzit nuk janë më të respektueshëm dhe të dashur sikur dikur.

Image

Cila është motoja që Valbona përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Valbona Gjezo: Mesazhi im për shoqërinë është: Duajeni shoqërinë me zemër jo për Interes. Shoqëria sot ka marr fund, pak njërëz të mirë ka sot. Unë nuk dua të bëehem një shembull i tyre.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)