Shkurte Fejza i propozon presidentit Begaj ta dekoroj Naim Gjoshin me këtë titull

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 14:25
Shkurte Fejza i propozon presidentit Begaj ta dekoroj Naim Gjoshin me këtë titull

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale, artistja e njohur Shkurte Fejza, i ka propozuar  presidentit shqiptar, Bajram Begaj që në bazë të kompetencave dhe procedurave të  rregullta për ndarjen e dekoratave ta dekoroni me titullin Mjeshtër i Madh Naim Gjoshin kompozitor nga Elbasani, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Naim Gjoshi gjatë karrierës së tij për dekada me radhë ka mbledhur  motivet popullore të folklorit shqiptar në trevat e Matit dhe të Librazhdit dhe ka kompozuar këngët ma të bukura popullore", ka shkruar Fejza ndër të tjera.

Republika e Shqipërisë

Sh.së Tij z.Bajram Begaj president i Republikës

Bazuar në rregulloret e presidences dhe kompetencat tuaja

P R O P O Z OJ

I nderuar z. President në bazë të kompetencave tuaja por edhe procedurave të rregullta për ndarjen e dekoratave ju propozoj që të dekoroni me titullin Mjeshtër i Madh z.Naim Gjoshin kompozitor nga Elbasani.

Arësyetim:

Z. Naim Gjoshi gjatë karrierës së tij për dekada me radhë ka mbledhur motivet popullore të folklorit shqiptar në trevat e Matit dhe të Librazhdit dhe ka kompozuar këngët ma të bukura popullore.

- Ka bashkëpunuar me shumicën e artistëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror si në Kosovë, Maqedoni dhe Maln të zi.

- Eshtë autor i shumë këngëve epike të cialt kanë frymëzuar luftëtarët e lirisë në Kosovë.

- Eshtë autor i tekstit dhe muzikës së këngës Mora fjalë që i kushtohet Komandantit Legjendar Adem Jashari, këngë që sot dëgjohet dhe këndohet nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në gjithë globin.

- Me 11 prill 2023 do të organizohet nga Bashkia e Elbasanit një koncert recital në pallatin e kulturës në Elbasan me kompozimet kryevepra të autorit z. Naim Gjoshi me artistët më të njohur kombtarë.

Dekorimi me titullin mjeshtër i madh për z. Naim Gjoshi do të nderonte krijimtarinë e Tij, mua personalisht si interpretuese e disa veprave të tij por edhe një varg të madh të artistëve shqiptarë nga të gjitha trojet kombëtare por edhe miliona shqiptarë që i dëgjojnë dhe i këndojnë këto këngë.

Jam e vetëdijshme se kjo nuk është rruga zyrtare për këto iniciativa por shpresoj se mund të shërbej si një nismë për të lëvizur institucionet përkatëse nga Bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Kulturës në realizimin e kësaj iniciative.

Me respekt

Shkurte Fejza,

Mjeshtë i Madh

P.S. Ftoj të gjithë artistët dhe bashkëpuntorët e z. Naim Gjoshin t'a përkrahin këtë iniciativë sepse dekorimi i tij e nderon gjithë komunitetin artistik shqiptarë dhe dashamirët e këngës së bukur shqipe.


(Kosova Sot Online)