Shkurte Fejza shkëlqen në koncert: Të dua Shqipëri

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 21:41
Shkurte Fejza shkëlqen në koncert: Të dua Shqipëri

Artistja e njohur Shkurte Fejza, ka qenë e ftuar në një koncert në Shqipëri, të organziuar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë  Qemal Mingjozi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Si përherë ajo ka shkëlqyer me interpretimin e hiteve të saja.


"NOSTALGJI me këngëtarët ma të shquar të të gjitha kohërave. Një event i rrallë plot art e dashuri artistike ku do të dëshironte çdo artist dhe dashamirës i këngës të ishte prezent. Prezenca e artistëve më eminent si Irma Libohova, Luan Zhegu, Liljana Kondakçi, Ermira Babaliu dhe Kozma Dushi dhe orkestra profesionale krijuan një mbrëmje sa magjike aq edhe madhështore", ka shkruar Fejza.

Poashtu artistja bashkë me bashkëshortin e saj Hajrushin, ishin pjesmarrës në takimin e  Ambasadorëve të Paqes me temen: Arti dhe kultura ambasadoret ma te mire te paqes.

(Kosova Sot Online)