Florent Boshnjaku vlerësohet me çmimin 'Nderi i Gjakovës'

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 14:11
Florent Boshnjaku vlerësohet me çmimin 'Nderi i Gjakovës'

Kompozitori i njohur Florent Boshnjaku për kontributin e tij dhënë artit muzikor, është vlerësuar së fundi me çmimin 'Nderi i Gjakovës', shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë nder, maestro Boshnjaku ndër të tjera ka deklaruar:

"Faleminderit kryetarit të Gjakovës z.Ardian Gjini për vlerësim dhe një çmim i cili ka vlerë të madhe për mua . 
Në fund faleminderit publikut dhe të gjitheve në Gjakovë për mikpritje"

Në vijim postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Gjakove Faleminderit 
Mrame ishte nje feste madheshtore ku tradita u gershetua me emocione te forta .
Edi Furra nje ze i veçant , potent dhe me interpretim fantastik dhuroi nje feste muzikore te paharruar .
Faleminderit gjithe orkestrit dhe musafiret nga Shqiperia qe dhuruan tinguj nga shpirti . 
Faleminderit ansamblit te harqeve te Gjakoves qe ju bashkangjiten kesaj feste , vokalet percjellese si dhe udheheqeses se kesaj mramje znj.Migena Arllati . 
Faleminderit ekipeve qe realizuan komplet pjesen teknike te koncertit .
KlanKosova ne krye me mikun tim Genc Salihu… ju kam Bac”a 
Faleminderit kryetarit te Gjakoves z.Ardian Gjini per vlersim dhe nje çmim i cili ka vlere te madhe per mua . 
Ne fund faleminderit publikut dhe te gjitheve ne Gjakove per mikpritje 
Faleminderit Edi

(Kosova Sot Online)