Lexoni edhe:
Albina dhe Familja Kelmendi: Sonte shihemi në finalen e madhe të 'Eurovisionit', mos harroni ta votoni numrin 10
Sonte në Liverpol të Anglisë, po mbahet finalja e Eurovisionit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Artistja e njohur Albina dhe Familja Kelmendi sonte kanë përformuar në skenë këngën "Duje", ku kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre.
Ata janë ngjitur në skenë të dhjetët me radhë, me ç’rast numri 10 do të jetë edhe kodi me të cilin ata do të mund të votohen nga publiku.
Ky është momenti për të gjithë shqiptarët anembanë botës, për të votuar përfaqësuesen e Shqipërisë Albinen dhe Familjen Kelmendi me këngën "Duje" me numër rendor 10.
(Kosova Sot Online)