Albina dhe Familja Kelmendi me këngën 'Duje' përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në finalen e 'Eurovisionit'

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 01:00
Albina dhe Familja Kelmendi me këngën 'Duje' përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në finalen e 'Eurovisionit'

Në Liverpol të Anglisë, sonte u mbajt finalja e "Eurovisionit" për vitin 2023,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Artistja e njohur Albina dhe Familja Kelmendi përformuan në skenë këngën "Duje", ku shkëlqyen me paraqitjen e tyre.

Ata janë ngjitur në skenë të dhjetët me radhë, me ç’rast numri 10 ishte edhe kodi me të cilin ata u votuan nga publiku.

Shqipëria mori 17 pikë nga juritë profesionale derisa 57 pikë nga votat e publikut, gjithsej 76.

Albina dhe Familja Kelmendi në bazë të votave të publikut dhe jurisë u rënditën në pozitën e 22.

Derisa Suedia me Loren e fitoj Eurovisionin.

Si kurrë më parë, shqiptarët anembanë botës u bashkuan për të votuar përfaqësuesen e Shqipërisë Albinen dhe Familjen Kelmendi me këngën "Duje" me numer rendor 10, derisa krahas tyre qëndruan edhe disa media besnike duke i mbështetur në mënyrë mediale.

(Kosova Sot Online)