Persiatje rreth këngës shqipe në 'Eurosong 2023'

  • 15 May 2023 - 09:43
Persiatje rreth këngës shqipe në 'Eurosong 2023'

Nga Sabaudin Zhuta

Për të qënë real duhet hapur thënë se Albina dhe familja Kelmendi, ngriten këngën më shumë sesa që ajo e meritonte!

Do preferoja që të heshtja sepse mendimi profesional ka kohë që tek ne ka humbur peshën dhe efektin e reales, ose ndryshe thënë kritikën reale s'ka kush e vlerëson sepse ajo që moti nuk funksionon! 


Kështu ndodhi edhe pas mbarimit të festivalit të RTSH- së kur zëri kritik I profesionistëve ishte prezent por i cunguar, mbase shumkushi duke e trajtuar nga këndvështrimet e interesave të ngushta ose në rastin konkret duke preferuar komentet rreth këngës dhe jo interpretimin e Albinës.
 -Kjo u muar „mbrapsht“ e pas përfundimit të Eurosong-ut doli se janë të shumtë ata që kanë dëshirë „kryqezimin“ e kengetares për renditijen e 22-të të këtij eventi. Ne duhet qënë kritik real dhe shtruar duhet thënë këtë: 

 -1.Edhe sa herë duhet rikonfirmuar faktin se përzgjedhja e gabuar e këngës fituese të festivalit të fundvitit ne RTSH, sjell këtë rezultat! 
  -2.Edhe sa herë duhet rikonfirmuar fakti se: këngët me motive; që për ne shqiptarët janë esenciale si: „Ktheju tokes“, „Balada e gurit“ apo "Duje“, janë të pa- akceptueshme per jurite nacionale në Evropë! 

  -Në baze të eksperiences sonë disa vjeçare në „Eurosong“, duhet të ndajme mendjen: 
   -Duam të shkojmë në „Eurosong“ për të treguar një „copez“ nga plagët tona shekullore-pa çarë koken për vleresimin që na bëhet, apo do gjejmë modus për të konkuruar në Europe siç ndodhi me „Suss“...

Mënyra e perzgjedhjes se fundit në RTSH, ku 
„u penalizua“ Elsa Lila dhe për herë të parë publiku e „dergoi “ këngën në „Eurosong“ ishte një shpikje e re për të arritur planin e parapergatitur „si çdo vit“, ose paraqitja e perzgjedhur që të jete fituese na solli nje model „alla Kelly family“ por me nje këngë që niste te Hajredin Pasha, dilte te kanga majekrahu e Rugoves, e më pas te mistikja e mesjetes e barokut deri te popullorja shqiptare me shumë melos mish- mashi ballkanas dhe nje strukture të fragmentarizuar pa nje mendim nga fillimi e gjer në fund! 


  -Sa i përket tekstit, ai ishte as gegënisht e as toskerisht, ose as gjuhë e vjetër e as letrare ,që mbase poetja mendon se kjo është „Kosovarçe“,por që fare
„ia ka huq“ !

Si ate ditë që u perzgjodh të na perfaqesoje kjo këngë, ashtu dhe sot, ngel bindja e njëjtë se përzgjedhja qe e dështuar. Juritë në Festivalin e RTSh-së me vite të tëra kan humb shijen dhe nuhatjen.


  Albina dhe familjen e Saj pavaresisht rrethanave para të cilave ato u gjenden, dhan maksimumin që të realizojne ëndërren e tyre, për tu gjendur në Eurosong!  -Ky sukses për Albinen dhe familjen e Saj,është i madh sepse tashmë janë pjesë e hartës Evropiane bashkë me Kosoven e vogël e cila për herë të dytë deshmoi në Eurosong-un famoz se Kosova në fakt është e pandashme me Shqipërinë! 
Albina me vokalin e saj të fuqishëm,të veçantë dhe unik, me perkushtimin maksimal dhe perpjekjet e gjithë familjes e ngriti këngën më lartë seç ajo meritonte! 


Pra, fale vokalit dhe interpretimit briljant, u kualifikua në finale, andaj gjithnje duhet të flasim për gjëra esenciale dhe jo ato shoqerueset (periferiket)! Faji per radhitjen e 22- të në Eurosong,të mos kerkohet as te interpretja, e as te paraqitja skenike, e në fund te fundit as te autorët e këngës. Mendoj se „kriza e madhe“ krijuese muzikore në trevat tona dhe menyra e perzgjedhjes së këngëve për të na perfaqesuar në Eurosong; është çelsi i problemit.


 U bënë 19 vite që Shqipëria merr pjesë në Eurosong dhe ne mbajme mend 2 rezultate: vendin e 6/të të Shahinit dhe të 5/ tin të Nishliut!
 -Një popull me potencial të jashtezakonshem të burimeve inspiruese dhe vokaleve të mrekullueshme, do te duhej rezultatet ti këtë të pervitshme nese do zgjidhshim rrugën e duhur me përkushtim e profesionalizëm !

Dhe në fund: Albina dhe familja Kelmendi dhe ti Kosovë e dashtun: gëzoju fort ketij rezultati dhe kësaj paraqitje në „Eurosong“-un e 2023!

(Kosova Sot Online)