Përkujtohet gazetari i njohur Qani Mehmedi në 6 vjetorin e shkuarjes në amshim

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 14:04
Përkujtohet gazetari i njohur Qani Mehmedi në 6 vjetorin e shkuarjes në amshim

Sot me datë 18 korrik në orën 9:00 në varrezat e fshatit Drogomisht i Vogël, në Kërcovë, në vendprehjen e ikonës së gazetarisë mbarëshqiptare Qani Mehmedi u kujtua gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në mesin e familjes së ngushtë, ishine dhe miqte e tij gazetarë nga Kërcova dhe lideri Ali Ahmeti dhe kryetari I komunës z, Fatmir Dehari. Gazetari Sadik Emroja foli disa fjalë për Qani Mehmedin dhe biografinë e tij të ngjeshur duke theksuar se ai ishte shkollë gazetarie dhe themelues I mediumit të parë në Kërcovë. Me disa fjalë e kujtoi kryetari I komunës z. Fatmir Dehari I cili theksoi rolin e Qaniut në ndikimin e ish gjeneratave që studionin në Prishtinë, në mesin e tyre dhe të kryetarit Dehari me të cilët cdoherë diskutonte për cështjet e ndjeshme dhe avancimin e statusit shqiptar në Maqedoninë e Veriut duke u bërë drejtpërdrejt pjesë e procesit dhe propagandës mediale të luftës në Maqedoni kur në Radiotelevizionin e Kosovës për herë të parë Qaniu e pohoi yëshëm se në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet luftë e drejtë nga Ushtri clirimtare dhe jo nga grupe terroriste siq pretendohej të quheshin.


Lideri Ahmeti theksoi rëndesinë e veprimtarisë së Qani Mehmedit në proceset më të vështira për shqiptarët duke përfshirë luftën e Kosovës dhe Maqedonisë, profesionalizimin e tij në profesion dhe ndikimin e jashtëzakonshëm në cështjet me rëndësi jetike për shqiptarë. “Qaniu I mungon familjes, shoqërisë, profresionit dhe shiptarëve” tha lideri Ahmeti.
Në emër të familjes të pranishmit I përshëndeti vajza Besiana e cil falemnderoi të pranishmit duke theksuar që për të mbetet e rëndësishme që porositë e tij ti realizoje: të qëndrojë vertikalisht siq dëshironte ai përballë cdo sfide e vështirësie, të jetë falemnderuese për të gjithë ata që këto vite qëndruan pranë familjes në ditë të lumtura e të vështira sepse babai I saj kosnideronte virtytin më të lartë njerëzor falemnderimin . Ajo tha dashurinë për vendlindjen e saj për të cilën kishte ushqyer e mbjellur aq shumë dashuri sa ishte në jetë babai Qaniu do ta ruajë përjetësisht.”Falemnderoi në mënyrë të vecantë liderin Ahmeti I cili mbetet njueri shumë I cmuar I familjes Mehmedi dhe kryetarin Dehari si rrallë kryetar di të cmojë vlerat dhe personalitetet e vendit”


Në fund kryetari I myftinisë së Kërcovës Qamil Rushiti dhe sekeratr I Muftinisë Xhemail Ahmeti              bënë lutjen-duanë në shqip për shpirtin e Qaniut ndërkaq të pranishmit vendosën kurora lulesh ku suprizë e kësaj date të shënuar ishte mbesa Uskana e veshur me një bluzë me fotografinë e tij si simbolikë që gjeneratat e reja do të rriten me modele të tilla të përkryera që kaluan në simbole të profesionave të tyre.

(Kosova Sot Online)