Artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily: Kosova është bërë shtëpia ime e dytë

  • S.A /
  • 19 September 2023 - 15:08
Artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily: Kosova është bërë shtëpia ime e dytë

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA  ART”, edicioni i 12-të, mbrëmë në Galerinë a Artëve në Pejë, u bë hapja e ekspozitës personale nga artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily. Artistja Lina, përveç që u emocionua me pjesëmarrjen e artistëve, krijuesve dhe mikpritjes, ajo tha: “Tani është viti i pestë është që vij në Kosovë.

Për mua Kosova është bërë shtëpia ime e dytë”. Drejtori i këtij festivali, Muhamet Ahmeti-Metis, prof. Hajrush Fazliu, cekën se veprat krijuese të Inës janë origjinale dhe teje profesionale, dhe secili artdashës mund ta shijojë këtë vepër. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë. Festivali do të jetë i hapur nga 17-22 shtator 2023.

(Kosova Sot Online )