Drashkoviq: Populli serb të pendohet për krimet e bëra ndaj fqinjëve të tij

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 17:15
Drashkoviq: Populli serb të pendohet për krimet e bëra ndaj fqinjëve të tij

Shkrimtari dhe kryetari i partisë serbe SPO (Srpski Pokret Obnove – Lëvizja serbe për rindërtim), Vuk Drashkoviq, i ftuar të flas për librin e tij më të ri, ‘Monah Hokaj’, pasi në pika të shkurta e shpjegoi përmbajtjen e librit, në vazhdim të bisedës tha, se qëllimi i tij kryesor është, zbulimi i të vërtetës për ngjarjet e viteve të 90-ta, të cilat duhet t’i dinë populli serb, ndër të tjera nënvizoi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në pyetjen e gazetares, se secili nga ne e ka të vërtetën e vetë lidhur me luftën dhe sulmin mbi Sarajevën në vitin 1994, V. Drashkoviq, tha po, por të gjithë duhet të ballafaqohen me të vërtetën, e që është vetëm një dhe nuk ka tjetër, se, Sarajeva tri vite ka qenë e rrethuar, e gjuajtur me granata nga kodrat për rreth, e shkatërruar dhe ku janë vrarë 15 mijë civilë, në mesin e tyre 1600 fëmijë, dhe se kjo është e vërteta e vetme për këtë ngjarje tragjike. Ndaj ne duhet të përballemi më këtë të vërtetë, që në fakt nënkupton, se ne duhet të përballemi me vetveten.

Dhe, kush jemi ne, ishte pyetja e gazetares?

Drashkoviq shtoi; nuk është populli serb ai i cili e ka bërë atë masakër të tmerrshme në Srebrenicë, por janë njerëzit që kanë emër dhe mbiemër të cilët kanë dhënë urdhër që ta bëjnë atë krim, sikur ai Hokaji në Rusi, që e kam përshkruar në librin tim, ngase nuk ka përgjegjësi kolektive veçse individuale, njëjtë sikur edhe në procesin e Nürnbergut, ku u gjykuan individët e jo populli gjerman. Prandaj, nga ky keq-interpretim që bëhet në Serbi, se akuzat ndaj individëve janë akuza ndaj popullit serb, ka shkaktuar frikë tek serbët që mund të gjykohen si popull gjenocidial, e që nuk është e vërtetë, sepse ne (serbët) kurrë nuk kemi qenë më të poshtëruar, se kur Rusia në KS të OKB-së vendosi veto në Rezolutën e Anglisë me të cilën gjykohej gjenocidi në Srebrenicë, dhe në të cilën shkruante, se në atë masakër nuk ka marrë pjesë populli serb dhe as ushtria e Republikës serbe në Bosnje, e as Republika e Serbisë, që në fakt ishte distancim i tyre nga vrasësit, ekzekutuesit dhe urdhërdhënësit e tyre.

Pra, Rusia doli me tezën se ne po e mbrojmë popullin serb nga vlerësimi si popull gjenocidial, duke ia ngarkuar fajin, se vrasjen e 15 mijë boshnjakëve në Sarajevë, të 1600 fëmijëve dhe masakrën në Srebrenicë, e ka bërë populli serb, e jo individët. Ja, pra kjo ishte vula me të cilën Rusia në emër të gjoja të mbrojtjes së popullit serb, ia vulosi atij barrën e gjenocidit mbi shpinë.

Por, ne nuk e shikojmë kështu rolin e Rusisë sikur ju, por kjo është e vërtetë, ngase pikërisht nga kjo pikëpamje kanë dalë dhe vazhdojnë të na vijnë të gjitha të këqijat, si popull dhe si shtet, dhe këto janë rezultatet e një politike të tillë .

Gazetarja: njëherë në studion time keni thënë, se e vërteta është përndjekur, kush po e përndjekë të vërtetën tek ne në Serbi, se gënjeshtra po triumfon në skenën tonë, kush po e fsheh të vërtetën tek ne. Më thoni, cili është definicioni për të vërtetën?

Drashkoviq: e vërteta është ajo që ka ndodhur në ato vite, ajo që nuk guxon të mohohet, dhe as nuk mund të ndryshohet. Por, e vërteta është, se sot në Serbi ekziston konspiracion i përgjithshëm ndaj të vërtetës, pra ata të cilët i kanë fshehur ngjarjet e viteve të 90-ta, sot janë në pozicionet komanduese. UDB-a, si burim i të këqijave, është e njëjtë dhe ka mbetur e pandryshuar, oficerët e saj janë në media, në parti politike, në qeveri, në parlament, në akademi të shkencave, në kishë, etj., dhe që të gjithë lansojnë rrena, se ajo që ka ndodhur, nuk ka ndodhur, dhe këtë e quajnë ‘post të vërtetë’. Krimet të cilat mohohen, ose harrohen, në fund ato përsëritën, pra ikja nga e vërteta dhe falsifikimi i saj na ka sjellë këtu ku jemi sot, që sot është rrezik i madh me e fol të vërtetën, dhe, më e rrezikshmja e kësaj është kur iu dëgjojnë të rinjtë, të cilët janë sot viktimë e një propagande të tmerrshme, pra ndaj miliona njerëzve është kryer lobotomia (operacion neurologjik), njerëzit pak mbajnë mend dhe kush sot nuk do t’i kujton ato ngjarje.. Kush e dinë sot, se si ka ardhur deri tek bombardimi i NATO-s mbi Serbinë, pra e vërteta mbi ngjarjet e viteve të 90-ta është futur nën tepih, dhe ata që flasin për të vërtetën, siç jam unë, janë heretikë, janë gjoja të zhytur në vitet e 90-ta, dhe gjithë ata që flasin sikur unë, pra që e duan të vërtetën, janë të rrezikuar si një pakicë nacionale serbe brenda popullit të sotëm serb.

(Kosova Sot Online)