Kënga fituese në 'Festivalin e Këngës në RTK': Se sa shumë e dojmë na Kosovën tonë, kejt bërllog e boj, nanën e lëndoj...

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 13:42
Kënga fituese në 'Festivalin e Këngës në RTK':  Se sa shumë e dojmë na Kosovën tonë, kejt bërllog e boj, nanën e lëndoj...

Fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, është shpallur fitues “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Këngëtari Arbër Salihu, i njohur artistikisht si ‘La Fazani’,  ka fituar trofeun me simbolin e Kosovës që shkëlqen si dhe medaljoni me shqiponjën e flamurit kombëtar. I njëjti ka marrë edhe Çmimin e Kryeqytetit.

Megjithatë kënga fituese e cila në fakt është një parodi nuk ka kaluar pa kritika derisa është gjykuar dhe teksti i saj...

"Se sa shum e dojme na Kosoven tonë
Kejt bërllog e boj
Nanën e lëndoj
Vetën e livdoj
Fjaltë nuk i filtroj", thotë një fragment i këngës.


Në vijim teksti i plotë i këngës pa ndërhyrjen e redaksisë::


OJ KOSOVË 
Sa shumë e dojmë, sa shumë e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
I.
Mirëmrama t’dashtun spektator
Shumë urime per spektaklin jashtëtokësorë
Se jena mësu mu n'i shumë - jasht-tok-sorë
T'u mos e ditë t’cilit shtet jem’ banorë 
(Qitu ku jem’, ma mirë nuk kem’)
Kërkush nuk e din sa fatlum jem’ 
Bon dallavere edhe dosti syt i mshelë
Ama neser n’mëngjes çohesh lul-e-verë
Sa shume e dojmë, sa shume e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Kokakolla n’tokë ama gjyksi gjonë 
S’ka dit' që unë s’menoj për ty
Edhe pse zemren 2000 her’ ti ma ki thy
N’Facebook çdo dit' une për ty pështyj
"Krejt hajnat n'burg, krejt hajnat n'burg"
Ama pare edhe unë po vjedhi
N’cilindo moment që pare mledhi
Edhe huntë n’hymje un' i fryj
Ama prap du shteti jem me shkëlqy
Sa shume e dojmë, sa shume e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Per me dhonë dashni kangën pe ndrrojmë
ref.
Oooj oj Kosovë
Je ma e bukra në ketë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shum rond
Oj Kosovë
Je ma e forta në ketë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shum rond
Shum rond shum rond
II.
Uuuu na myti shpina
Kisha ndreqë najsen ama ligsht po nihna
Ma mirë po pijna e naj kangë pe knojmë
(Se sa shum e dojme na Kosoven tonë)
Kejt bërllog e boj
Nanën e lëndoj
Vetën e livdoj
Fjaltë nuk i filtroj
Se cilindo vend sonte me fitu
E di qe n’Eurosong une s’kom me knu
Sa shume e dojmë, sa shume e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Pushka tastierë botës t'i tregojmë
ref.
Oooj oj Kosovë
Je ma e bukra në ketë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shum rond
Oj Kosovë
Je ma e forta në ketë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shum rond
Shum rond shum rond
Hajde durtë nalt për Kosoven tonë
Trunin na munon ama shum e dojmë
Krejt po dojmë me ikë ama sën e lshojme
(Oj Kosova jonë)
Hajde durtë nalt për Kosoven tonë
Zemrën na ron'on ama shum e dojmë
Krejt po dojmë me ikë ama sën e lshojme
(Oj Kosova jonë)
Hajde durtë nalt per Kosoven tonë
Se pa to kërkush na nuk ishim konë
Armiku po menon që kerkon se dojmë
Ama çu kejt bashk’ botes ti tregojmë
Sa shume e dojmë, sa shume e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Pushka tastierë botës t'i tregojmë
ref.
Oooj oj Kosovë
Je ma e bukra në ketë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shum rond
Oj Kosovë
Je ma e forta në ketë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shum rond
Oj Kosovë

(Kosova Sot Online)