Pse kryetari i Listës Serbe mohon mbledhjen në Rashkë?

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 13:20
Pse kryetari i Listës Serbe mohon mbledhjen në Rashkë?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim në Rashkë i cili ka ndodhur para disa ditësh në mes të Milan Radoiçiq, dhe disa politikanëve serbë, në mesin e të cilëve edhe deputetë dhe zyrtarë të Listës Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

Kurti tha se aty po ngjan riorganizimi i grupit terrorist të Radoiçiqit, me mbështetjen e Serbisë.

“Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, ka thënë Kurti.

Por, kjo u mohua nga ana e kryetarit të Listes Serbe, Zlatan Elek.

“Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe”, tha ai për Kossev.

(Kosova Sot Online)