Shkodran Tolaj: Elsa Lila do duhej jashtë konkurence të përfaqësojë Shqipërinë në 'Eurovizion'

  • A.P /
  • 23 December 2023 - 22:19
Shkodran Tolaj: Elsa Lila do duhej jashtë konkurence të përfaqësojë Shqipërinë në 'Eurovizion'

Nata finale e Fest 62' në RTSH, respektivisht fituesit e saj kanë ngjallur reagime pro dhe kundër nga personalitete të kulturës shqiptare se kush është i denjë dhe kënd po voton juria apo dhe publiku që ta përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovizion", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Pikërisht për këtë eveniment, përmes llogarisë së saj sociale ka reaguar artisti Shkodran Tolaj, sipas të cilit artistja e mirënjohur Elsa Lila do duhej jashtë konkurence të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

"Në këtë festival Elsa Lila e rivërtetoi për të satën herë se ajo mbetet pa konkurencë si artiste e si interprete!
Elsa Lila, dhjetë shkallë më poshtë- pastaj gjithë të tjerët", ka shkruar ndër të tjara ai.

Postimi i plotë:

ELSA LILA - do duhej jashtë konkurence të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong!

Në këtë festival e rivërtetoi për të satën herë se ajo mbetet pa konkurencë si artiste e si interprete!
Elsa Lila, dhjetë shkallë më poshtë- pastaj gjithë të tjerët!
Sidoqoftë, pavarësisht verdiktit të jurisë se për atë të publikut kam dilemat e mia për vërtetësinë e tij, ne si shqiptarë kemi borxh ti themi: 
Elsa Lila, faleminderit për artin që na fal ndër vite! Ti ke ndërtuar historinë e atij festivalit të RTSH- së nga viti 92 dhe ke bërë të dëgjohet fuqishëm zëri shqiptar edhe në San Remo!

(Kosova Sot Online)