18-vjeçari bie nga banesa, dyshohet se ishte nën efektin e pijes

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 14:14
18-vjeçari bie nga banesa, dyshohet se ishte nën efektin e pijes

Një djalë i ri 18-vjeçar ka humbur jetën këtë mëngjes në Korçë, pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati në lagjen nr.17. Policia dyshon se ai mund të ketë qenë i dehur kur ka rënë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në informacionin paraprak thuhet” Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qira dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.”

(Kosova Sot Online)