Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur Vassilis Karras

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 18:50
Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur Vassilis Karras

Ditën e sotme, 26 dhjetor, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Vassilis Karras në kishën e Shën Sofisë në Selanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pak pas orës 16:30, me kohën locale, kur trupi doli nga kisha, muzikantët me buzuki dhe instrumente filluan të luanin këngët e tij, në radhë të parë “Nychta Xelogiastra”, “Nuk po shkoj askund”, por edhe “Pontiaka”.

Ndërsa njerëzit që ndodheshin në kishë e ndiqnin duke kënduar pjesët e tij.

Bashkëshortja e tij, Christina, duke u larguar nga kisha e mbështetur nga e bija dhe duke dëgjuar këngët shpërtheu në lot. Në të njëjtën kohë, njerëzit brohorisnin “i pavdekshëm”.


(Kosova Sot Online)