Elsa Lila: Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore përplot me emocione

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 18:16
Elsa Lila: Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore përplot me emocione

Lart e poshtë u përfol se fituesi i festivalit ishte i paracaktuar, e madje kjo ishte arsyeja e tërheqjes së shumë konkurrentëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aludohej se këngëtarja Elsa Lila, e cila vitin e kaluar mori çmimin e dytë, do të ishte këtë vit fituese e çmimit të parë por, nuk ndodhi kështu.

 

Kënga e Elsës u pëlqye nga një pjesë e publikut e u kritikua nga një tjetër, mirëpo pas finales, Elsa reagoi për herë të parë dhe vendosi t’i falënderojë të gjithë.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”.- shkroi ajo.


(Kosova Sot Online)