Kurti: Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 13:23
Kurti: Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, ka deklaruar se progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, treguesit ekonomik nuk janë vetëm shifra, por tregues i vizionit ekonomik të vendit.

Ai ka përmendur rritjen e eksporteve të Kosovës, ku është bërë edhe rritje e tregut.

“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e më parëshme”, tha Kurti.

Ai ka deklaroi se Kosova ofron shumë prodhime cilësore. Sipas tij, industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës ekonomike të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur sistemin e arsimit dual që ndërlidhet me punë dhe praktikë. Kurti ka ftuar investitorët zviceran të sjellin kapitalin në Kosovë.Ndryshe mbi 25 kompani po marrin pjesë në panairin e ndërtimit Swiss Bau 2024. Ndryshe 12 kompani nga industria e drurit po marrin pjesë me mbështetje të KIESA-s ndërsa kompanitë e kllasterit të cilat e kanë ndërtuar edhe shtëpinë e Kosovës nga druri për këtë panair po marrin pjesë me mbështetje të USAID-it

(Kosova Sot Online)