Osmani para Adelines tregon se gjithmonë kërkon kuponin fiskal

  • A.P /
  • 11 February 2024 - 10:58
Osmani para Adelines tregon se gjithmonë kërkon kuponin fiskal

Në emisionin "Show i së premtës", këtë javë përballë prezantueses Adelina Ismaili, ishte i ftuar aktori i humorit Osman Azemi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ndër të tjera ka theksur se gjithmonë kërkon kuponin fiskal sa herë bën blerje.

 

Derisa këtë veti ia ka mësuar edhe djalit të tij.

Osmani ndau edhe një rast ku tregoi se kishte ngrënë omlet ndërsa në faturë i shkruante "kifle". I nervozuar ai kishte reaguar.

Si Adelina, poashtu edhe Osmani kanë bërë thirrje që të kërkohet gjithmonë kuponi fiskal.

(Kosova Sot Online)