Shkurte Fejza: Urime Kosovë dhe shqiptarë pavarësia Zoti ju bekoftë kudo që jeni

  • A.P /
  • 17 February 2024 - 18:40
Shkurte Fejza: Urime Kosovë dhe shqiptarë pavarësia Zoti ju bekoftë kudo që jeni

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot me rastin e 16 vjetorit të shtetësisë, shumë figura publike e artistë kanë postuar mesazhe urimi në llogaritë e tyre sociale.

 

Me këtë rast nuk kishte si të mungonte urimi i artistës së himinit "Mora fjalë" nga Shkurte Fejza.


"Urime Kosovë, urime shqiptarë, Zoti ju bekoftë kudo që jeni", ka shkruar Fejza duke ia bashkangjitur një video të nipit të saj të dashur Diellit.

(Kosova Sot Online)