Përparim Rama përballë Adelines tregon se si e njohu bashkëshorten e tij Kristalen

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 17:42
Përparim Rama përballë Adelines tregon se si e njohu bashkëshorten e tij Kristalen

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, për herë të parë e ka zbuluar se si u njoh me bashkëshorten e tij Kristale Ivezajn, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në emisionin ë “Show i së Premtes” me Adelina Ismailin, i pari i Prishtinës ndër të tjera tregoi se gjithçka nisi me një email respektivisht një mesazh që Kristalja i kishte dërguar atij në një kontekst profesional.

 


Ai ishte në prag të udhëtimit për në Abu Dhabi për të marrë pjesë në një konnferencë të arkitekturës, ku Kristlja, si drejtoreshë e organizimit, e kishte detyrën të koordinonte prezantimet. Por ishte mënyra se si ajo shprehu veten në atë email që ndezi flakën e dashurisë në zemrën e tij.

Nuk është çdo ditë që një email profesional sjell ndjenja të tilla, por për Ramën, ishte qasja e Kristaljes që e bëri të kuptojë se midis rreshtave të një komunikimi formal, ekzistonte diçka shumë më e veçantë. 

“Ra menjëherë në dashuri me mënyrën dhe qasjen se si ajo më u drejtua”. theksoi ai, duke treguar se nuk kishte mundur të merrte pjesë në konferencën në fjalë.

(Kosova Sot Online)