Mimoza Kusari e zbulon para Adelines pse nuk e kanë ndaluar më herët dinarin

  • A.P /
  • 24 February 2024 - 16:25
Mimoza Kusari e zbulon para Adelines pse nuk e kanë ndaluar më herët dinarin

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari në emisionin "Show i së Premtës" me Adelina Ismailin ndër të tjera ka deklaruar se çështja e dinarit ka qenë një marrëveshje e heshtur apo dakordim që nga doganat, pasi dinarët kanë ardhë nga Serbia me kompani të licencuara deri te momenti kur janë dorëzuar te pikat e caktuara ku mandej janë shpërndarë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Në fakt ka qenë një marrëveshje e heshtur apo dakordim që nga doganat, pasi dinarët kanë ardhë me kompani të licencuara deri te momenti kur janë dorëzuar te pikat e caktuara ku mandej janë shpërndarë", ka theksuar Kusari.

Në pyetjen e prezantueses: Pse nuk e keni ndaluar dinarin më herët?

Mimoza Kusari është përgjigjur: "Në fakt ka qenë një marrëveshje e heshtur apo dakordim që nga doganat, pasi dinarët kanë ardhë me kompani të licencuara deri te momenti kur janë dorëzuar te pikat e caktuara ku mandej janë shpërndarë. Ne e kemi ditur se sistemi i shëndetit primar  edhe sistemi arsimor është me me sistem të Serbisë në Kosovë, edhe ky është një proces që duhet të shkoj "bajagi" gjatë për me u gjet linja  e dakordimit mbi të vërtetën dhe historinë. Pasi te shkollat kurrikula është problemi kryesor, ata e mësojnë në histori ku heronjët tanë janë kriminelë për ta, ndërkohë ne e kemi të vërtetën që është në anën tonë  sepse heronjët e tyre për ne janë kriminelë sepse Sllobodan Millosheviqi është kasapi i Ballkanit dhe me të gjitha normat ndërkombëtare pastaj kemi dhe gjenocidin zyrtarisht në Bosnje e që edhe Kosova po përgatitet me e paraqit rastin si gjenocid. Prandaj duhet me ardh me u ballafaqu me të vërtetën ata. Kjo punë ka vonim por shpëtim nuk ka nëse don me pas pajtim është fjala dhe me jetu në këtë nënqiell pa telashe".

Në vijim mund ta ndiqni emisionin e plotë "Show i së Premtës" me Adelina Ismailin i cili po pëlqehet nga audienca.

(Kosova Sot Online)