'Maura's Song - A Force United' vjen nga Adelina Emini

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 17:15
'Maura's Song - A Force United' vjen nga Adelina Emini

Këngëtarja e njohur Adelina Emini, ka publikuar këngën e saj më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"Maura's Song - A Force United", mban titullin kënga më e re e këngëtares e cila vjen me një kauzë për paqe dhe humanizëm.

Me këtë rast Adelina Emini ka deklaruar: "Po shkruaj për të shprehur mirënjohjen time më të thellë për "Fondacionin e Mauras në Universitetin Shtetëror të Floridës që më besoi mundësinë për t'i dhënë zërin tim një kauze që është jashtëzakonisht domethënëse për mua: duke mbrojtur paqen dhe humanizmin përmes muzikës.

Besimi juaj në aftësinë time për të përcjellë mesazhe shprese, uniteti dhe dhembshurie përmes kësaj kënge është sa përulëse dhe frymëzuese. Është privilegj të jem në gjendje të përdor zërin tim për të kontribuar në një kauzë që i kapërcen kufijtë dhe prek zemrat e njerëzve anembanë botës"

Kënga vjen e realizuar dhe me videoklip.


Premierë: "Maura's Song - A Force United" nga Adelina Emini.

Dëgjim të këndshëm

(Kosova Sot Online)