Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare poeti dhe autori i njohur Jorgo Papingji

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 19:43
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare poeti dhe autori i njohur Jorgo Papingji

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.

Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh.

Papingji lindi në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942.

(Kosova Sot Online)