Osmani: Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare

  • A.P /
  • 09 June 2024 - 11:44
Osmani: Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare

Presidentja Vjosa Osmani ishte prezente në natën muzikore kushtuar 50 vjetorit të karrierës së këngëtares Shkurte Fejza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sot, ajo ka ndarë disa fotografi në Facebook, duke shkruar se këngët e Shkurte Fejzës janë “himnet tona të përbotshme”.

“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë!”, shkroi Osmani, duke shtuar edhe një urim për këngëtaren: “Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!”.

Image


(Kosova Sot Online)