Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, miratoi një propozim

  • A.P /
  • 24 January 2025 - 10:30
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, miratoi një propozim

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, në mbledhjen  e Kryesisë së saj (23 janar 2025), miratoi Propozimin  për shpalljen heronj të të gjithë delegatëve të Kuvendit të Kaçanikut, të cilët në mbledhjen historike kombëtare unanimisht miratuan KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, më 7 shtator 1990.

 

Due qenë se ky ishte akti i parë themeltar historiko-juridik dhe politik i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, Kryesia e Akademisë Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, vendosi që të gjithe këta delegatë, që kanë marrë pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, më 7 shtator 1999, deri tash, do të duhej të ishin shpallur HERONJ TË KOSOVËS. POR JO edhe Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, sepse ai nuk ka marrë pjesë në këtë datë historike kombëtare të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, që Kosova të jetë e pavarur dhe sovrane nga Serbia agresore pushtuese gjenocidale (1912-1999).

 

   Ndaj, duke mabajtur parasysh këtë fitore të madhe historike, kombëtare e shtetërore të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtator 1990, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 23 janar 2025, ka nderin dhe për obligim moral, kombëtar e ligjor, që t’i mbrojë këto VLERA HISTORIKE, duke i  sanksionuar në PREAMBULËN e çdo Kushtetute të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (jo vetëm duke i “vajtuar” për çdo përvjetur të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtator 1990, por sipas meritës hiatorike, kombëtare, politike dhe juridike, atyre, duhet t’u njihet e drejta e përjetshme si heronj të lavdishëm të Kosovës martire, sepse në fshehtësinë më të madhe, para “buçkave” të vrastarëve dhe të ekzekutorëve kriminelë çetniko-fashistë  serbë, të armatosur me bajoneta, me pushkë, me tanke, me topa e me raketa, ia arritën, që të hyjnë në SHTËPINË E KULTURËS në Kaçanik dhe të miratojnë Kushtetutën e Republikës së pavarur dhe sovrane në këtë qytet  shpirtmadh historik të heorit gjithëkombëtar shqiptar Idriz Seferit të Shqipërisë Etnike.

                

 Delegatët, që miratuan Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990), të SHPALLEN HERONJ TË KOSOVËS !

 

 -Po çfarë do të kishte ndodhur sikur makineria e blinduar policore, ushtarake dhe paramilitare, t'i kishte vrarë të gjithë këta delagatë PATRIOTË SHQIPTARë, -President i kujt do të kishte qenë Ibrahim Rugova  dhe Kryeministër  I kujt do të kishte qenë Bujar Bukoshi ?

 

-Çudi qysh ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova (1990-2006) nuk e ka bërë një PROPOZIM të tillë për HERONJTË E KUSHTETUTËS SË KAÇANIKUT (7 SHTATOR 1990) ?!

 

Kësaj pyetjeje i mbetet borxh t’i përgjigjet elita shkencore (historianët, juristët, politikanët, ushtarakët, ekonomistët, albanologët…etj.dhe elita politike shqiptare e Kosovës, përkatësisht e Shqipërisë Etnike Natyrale., jo “arkatarët” e ndryshëm të partive politike. 

                     

Duke qenë se asnjë qeveri, dhe, asnjë president i derisotëm i Republikës së Kosovës nuk i ka shpallur heronj këta delegatë me Kryekuvendarin Iljaz Ramailin, të cilët dëshmuan heroizmin, urtinë, guximin, vizionin dhe  gatishmërinë e tyre, duke kaluar  nëpër postblloqe, prita e pusi të  armikut pushtues serb në gjithë Kosovën, së fundi arritën në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën e parë historike kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës. Ata ishin heronj të vërtetë të popullit shqiptar të Kosovës, sepse në emër të sacrifices dhe të luftës së tyre heroike kundër pushtuesit gjenocidal serb, vulosën ligjërisht vullnetin dhe të drejtën e tyre historike, si dhe të drejtën e vetëvendosjes për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.-Ndaj, e  nderuar UDHËHEQJE e Kosovës:

 

Z.Presidente Vjosa Osmani,

 Z..Kryemninistër Albin Kurti,

 Z.Kryekuvendar Glauk Konjufca,

Në emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, kemi nderin  t’iu bëjmë këtë PROPOZIM, që të gjithë delegatët e Kuvendit të Kaçanikut, të cilët me Iljaz Ramailin në krye e miratuan njëzërit Kushtetutën e Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990, t’i shpallni:

 

           -HERONJ TË LIGJSHËM DHE TË MERITUAR

 të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës !

 

 Sa më sipër shpresojmë se da ta merrni në konsideratë këtë PROPOZIM tonin të ligjshëm dhe kushtetues.

 

Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arit, Nju-Jork, më 23 janar 2025.

 

Prof.Dr.Skënder Kodra (Kryetar),

Prof.Dr.Mehdi Hyseni (Nënkryetar).


(Kosova Sot Online)