Këta dy këngëtarë të njohur të estradës janë daja dhe tezja e Drilonit

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 08:37
Këta dy këngëtarë të njohur të estradës janë daja dhe tezja e Drilonit

Boksieri Drilon Rama, një emër tashmë i njohur për publikun, po shijon popullaritetin e madh që fitoi pas triumfit në një reality show të njohur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Driloni ka ndarë momente nga jeta e tij, duke prezantuar edhe të afërmit,  dajën dhe tezën, në këtë rast dy këngëtarë të njohur, Skender Hasi dhe Kosovare Hasi, të cilët i kanë dhuruar mbështetje gjatë rrugëtimit të tij.

 

Kujtojmë se Drilon Rama arriti të rrëmbejë çmimin kryesor prej 140 mijë euro, duke u bërë një ndër fituesit më të spikatur të këtij formati.

Suksesi i tij ka zgjuar interes të madh dhe e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes publike.

Image
Image


(Kosova Sot Online)