Besiana Mehmedi me koncert homazh në 35 vjetorin e 'Flakës së Janarit'

  • A.P /
  • 29 January 2025 - 14:12
Besiana Mehmedi me koncert homazh në 35 vjetorin e 'Flakës së Janarit'

Besiana Mehmedi ka performuar në 35 vjet “Flaka e janarit” në Rahovec në një moment të rrallë ku  pranishëm ishin familje të dëshmorëve dhe personalitete të rralla nga të gjitha viset tona të cilët kujtuan Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Besiana Mehmedi ka shkëlqyer me veprën “Legjendat këndoja me mall” – dedikuar të rënëve të lirisë dhe UÇK-së kurse bashkë me sopranon Adelina Paloja kanë interpretuar mrekullisht “Moj e bukura More”, “Mallëngjimi”, “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Valsi i lumturisë” të shoqëruara në piano nga  Alba Muçolli. Programit iu shtoi rëndësinë pjesëmarrja e pianistes Rudina Ciko dhe maestro Zhani Ciko nga Tirana!


Besiana Mehmedi ka falenderuar të gjitha bashkëpunëtorët e në veçanti kryetarin Latifi dhe drejtorin për kulturë Afrim Dina të cilët ia besuan moderimin dhe pjesën artistike në këtë jubile të 35- të “Flaka e janarit” 
Ndryshe ky Koncert Homazh është koncerti i parë klasik në komunën e Rahovecit që pati sukses dhe jehonë të jashtëzakonshme!

Image

(Kosova Sot Online)