'Shkëndijë Lirie' koncerti i parë klasik në Bujanoc, në nder të komandant Lleshit

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 23:57
'Shkëndijë Lirie' koncerti i parë klasik në Bujanoc, në nder të komandant Lleshit

Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe krenari kombëtare, qyteti i Bujanocit ka përjetuar koncertin e parë klasik, me titullin simbolik “Shkëndijë Lirie”, dedikuar heroit të kombit Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi, në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky koncert-homazh ishte më shumë se një ngjarje kulturore – ishte një përkujtim i thellë shpirtëror, që preku zemrat e të gjithë pjesëmarrësve. Tingujt e muzikës klasike u shndërruan në një urë mes artit dhe kujtimit të pavdekshëm për figurën heroike të komandant Lleshit.

“Emocione që nuk përshkruhen me fjalë! Një koncert homazh përkujtimor që mbetet thellë në kujtesën e spektatorëve, uratat e të cilëve gjatë këtyre ditëve janë të panumërta,” – u shpreh artistja Besiana Mehmedi, e cila së bashku me Shkodran Tolaj ishin strumbullarë në këtë organizim dinjitoz.

(Kosova Sot Online)