Lista Serbe nesër për vizitë në Beograd, takohen me Aleksander Vuçiqin

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 22:35
Lista Serbe nesër për vizitë në Beograd, takohen me Aleksander Vuçiqin

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuëië, do të mbajë një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, në Pallatin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar presidenca serbe, teksa ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovë, Petar Petkovië.

Pjesëmarrëse do jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës. Më pas, bëhet e ditur tutje, se pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për medie.

Nuk është bërë i ditur motivi i takimit.

(Kosova Sot Online)