Këshilltari i Kurtit, në një reagim ndaj Ramës, thotë se Gjermania nuk e mbështet “Open Balkan”

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 23:08
Këshilltari i Kurtit, në një reagim ndaj Ramës, thotë se Gjermania nuk e mbështet “Open Balkan”

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në një reagim ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjermania nuk e mbështet nismën e shteteve të Ballkanit Perëndimor “Open Balkan”, të cilën e konsideron si “duplifikim” i Mini-Schengenit.

Zulfaj, me anë të një postimi në ‘Twitter’, tutje ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë të punojnë së bashku drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai.

“Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot Online)