Ramosaj i Deçanit: Me të drejtë po kërkojmë që komuna ta menaxhojë ne ujin e pijes

  • E. /
  • 07 February 2022 - 13:49
Ramosaj i Deçanit: Me të drejtë po kërkojmë që komuna ta menaxhojë ne ujin e pijes

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mirëpritur vendimin e prokurorisë për aktakuzën ndaj dy personave lidhur me helmimet në Deçan.

Ramosaj shkruan:

Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë, e cila sot, në konferncën për media, informoj që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijes gjatë muajit korrik 2021.

Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi.

Edhe njëherë, me të drejtë ritheksojmë se: Komuna e Deçanit insiston që të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e komunës së Deçanit!

(Kosova Sot Online)