E joshi aroma e buzëkuqit, ariu shkatërron gjithë pjesën e brendshme të makinës

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 09:33
E joshi aroma e buzëkuqit, ariu shkatërron gjithë pjesën e brendshme të makinës

Zyrtarët e kafshëve të egra në Kolorado thanë se një ari ka hyrë në një makinë dhe ka shkatërruar pjesën e brendshme.

Colorado Parks and Wildfire postuan në Twitter fotografi që tregonin makinën e shkatërruar nga ariu në mëngjesin e hershëm të 22 prillit.

“Nuk kishte mbetur asnjë ushqim/plehra brenda, por kishte shkëlqim buzësh. Aroma e tij ishte e mjaftueshme për të joshur ariun që të kontrollonte”, thuhet në deklaratën në Twitter.

Departamenti tha se incidenti duhet të shërbejë si një kujtesë se “arinjtë dinë të hapin dyert e makinave”.

(Kosova Sot Online)