
Lexoni edhe:
E pabesueshme kur sekserët e nëntokës kriminale të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të Isa Mustafës e Ramush Haradinajt akuzojnë për korrupsion!
Deputeti i LVV-së, Armend Muja tha se projektligji që do ta përcaktojë pagën minimale duhet të procedohet sot.
Në kundërshtim me atë që kërkoi opozita dhe atë çfarë po kërkojnë veteranët e UÇK-së që po duan të hyjnë në Kuvend, Muja tha se pas miratimit të këtij projektligji mund të ketë diskutim për nevojat e tyre.
“Asnjëherë ne s’po themi që veteranët paguhen mjaftueshëm, por fillimisht ta rrisim pagën minimale dhe pastaj ta bëjmë një debat paralel për nevojat e veteranëve dhe shtresave tjera shoqërore”, tha Muja.
“Në këtë fazë ne mendojmë që kjo duhet të procedohet, të shkojë tutje”, tha ai.
Deputeti i LVV-së tha se kërkojnë “nga opozita që të reflektojë”.
(Kosova Sot Online)