
Arrestohet një person, kishte drogë me vlerë 300 mijë euro në banesë

Një shqiptar, 42 vjeç, është arrestuar nga policia greke, pasi në shtëpinë e tij në Selanik janë gjetur lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro, transmeton "Kosova Sot Online".
Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike.
(Kosova Sot Online)