Vrasja e 65-vjeçarit në Mitrovicë, Prokuroria dhe policia po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti
Në fillim hetimet nisën si “Vdekje e dyshimtë”, mirëpo më pas rasti u rikualifikua si “Vrasje”, përcjell "Kosova Sot Online".
Për vrasjen e 65-vjeçarit që u gjet pa shenja të shtunën në rrugën e UÇK’së në Mitrovicë, deri tash janë arrestuar dy persona. Për zbardhjen e rastit, Prokuroria në Mitrovicë ka thënë se bashkë me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive për këtë rast.
“Dy (2) persona janë ndaluar deri tash, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasja”. Prokuroria dhe policia janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive për zbardhjen në plotëni të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.
(Kosova Sot Online)
