Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”

  • E.k /
  • 16 August 2024 - 15:26
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimin ndaj dy personave të dyshuar për “Lëndim të rëndë trupor”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të pandehurit që nga data 14 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”

Ferizaj, 16 Gusht 2024 Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve B.Xh dhe V.Xh, nga komuna e Shtimes, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 14 Gusht 2024, rreth orës 22:00 në Shtime, sheshi i qytetit “Ahmet Shtimja”, të pandehurit me dashje dhe në bashkëveprim i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit G.B.,në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty dhe fjalosje, fillimisht i pandehuri B.Xh.,me mjet të mprehtë-thikë (mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor), e godet të njëjtin në pjesën e syrit të djathtë, ndërsa i pandehuri V.Xh., me mjet - boks të metaltë (mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor), e godet të njëjtin në shpinë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.2 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurit që nga data 14 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

(Kosova Sot Online)