Të gjitha prapaskenat për marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

Të gjitha prapaskenat për marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator
Të gjitha prapaskenat për marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

Dr. Hysni Aliu

  • 16 August 2020 - 08:44

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

“Duke njohur logjikën e të funksionuari të administratës së tanishme amerikane, unë nuk besoj që ata do i ofrojnë Serbisë, diçka që nuk do të jetë e pranueshme për ta. Pra, nëse do të ketë marrëveshje, kësaj herë Kosova do të jetë humbëse, megjithëse do të mundohen ta paraqesin në opinion si fitore në aspektin e zhvillimit ekonomik. Mua, edhe më shumë më shqetësojnë, prapaskenat e mundshme të një marrëveshje të tillë, sepse unë nuk besoj që Vuçiq e Hoti do takohen vetëm për autostrada e trena, por aty do ketë gjëra shumë më të mëdha që ndërlidhen me shtetësinë e Kosovës. Kam shkruar më herët për federatat apo konfederatat e mundshme Serbi-Kosove, dhe ky takim, mundë të jetë një hap drejt saj”.

Kosova është e bekuar me miqtë që i ka, por është e mallkuar e e turpëruar me udhëheqësit që i ka. Në këtë kontekst, është shumë e dhimbshme që një vend që ka kaq shumë miq nga shtetet më demokratike e të fuqishme të botës, është aq i kriminalizuar nga brenda, sa që poshtëron edhe miqtë tanë që kanë qenë krah nesh gjatë gjithë historisë dhe çuditërisht kanë përkrahë po këta udhëheqës. Ua qaj hallin edhe miqve ndërkombëtar, që detyrohen të ulen me udhëheqësit tanë, ku secili nga ta e ka dosjen kriminale më voluminoze sesa tjetri. Është e dhimbshme kur dihet se si ndihet një demokrat perëndimor, kur detyrohet, për shkak të funksionit që bart, të bashkëpunoj me njerëz që populli i vetë i urren dhe se ka as besimin më të vogël tek ta. Kurrë s’do të jesh i bekuar nëse ke miq të mire, por nëse vetë nga brenda je i degjeneruar. Edhe miqtë janë të mallkuar që ju ke ra hise që të ballafaqohen me ty. Kjo është përgjigjja për kryeministrin Hoti dhe të gjithë ata ëe theksojnë se jemi të bekuar me miqtë tanë.

Sa ju përket bisedimeve të 2 shtatorit në SHBA, unë besoj që, duke i analizuar rrethanat politike në vend, ku ne si shtet përfaqësohemi nga mashtruesit e popullit të vet, duke e parë politikën e administratës Trump që është një politike shumë komplekse, që suksesin e kërkon tek ndrydhja e më të dobëtit dhe shantazhmit (në stilin nëse nuk je me mua, atëherë je armiku im ), duke parë pozitën e Serbisë në arenën ndërkombëtare, ku ajo është e privilegjuar nga perëndimi, përjashto këtu disa vende të Evropës, e përkrahur pafundësisht nga Rusia e Kina, duke e parë që çështja e Kosovës po përdoret edhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si një gurë xhevahiri për fitore të kandidatëve presidencial atje, duke e parë mungesën e një ekipi negociues të mirëfilltë nga Kosova, i cili do ishte gjithëpërfshirës dhe me nivel të lartë intelektual, e me përvojë të pastër negociuese, unë frikohem shumë që fryti i këtij takimi do të jetë në rastin më të mirë i dëmshëm për Kosovën e në rastin më të keq i kobshëm për ne. Ky takim, mundë të dështoj, vetëm nëse ofrohet diçka, që Serbia nuk mund ta pranoj, pra nëse ka diçka që do ta forconte shtetësinë e Kosovës. Duke njohur logjikën e të funksionuari të administratës së tanishme amerikane, unë nuk besoj që ata do i ofrojnë Serbisë, diçka që nuk do të jetë e pranueshme për ta. Pra, nëse do të ketë marrëveshje, kësaj herë Kosova do të jetë humbëse, megjithëse do të mundohen ta paraqesin në opinion si fitore në aspektin e zhvillimit ekonomik. Mua, edhe më shumë më shqetësojnë, prapaskenat e mundshme të një marrëveshje të tillë, sepse unë nuk besoj që Vuqiq e Hoti do takohen vetëm për autostrada e trena, por aty do ketë gjëra shumë më të mëdha që ndërlidhen me shtetësinë e Kosovës. Kam shkruar më herët për federatat apo konfederatat e mundshme Serbi-Kosove, dhe ky takim, mundë të jetë një hap drejt saj. Një fakt që ka mbetur pa u vërejt shumë nga mediet dhe opinioni, është fakti që Serbia ka kërkuar diskutime për të shpërngulurit serb nga Kosova që nga vitet e shtatëdhjeta, gjë e cila nuk është refuzuar nga z. Hoti, edhe shkarkimi i komisionit për shënimin e kufirit menjëherë pas formimit të qeverisë Hoti, hedhë dyshime të mëdha që plani Thaçi Vuçiq për ndryshimin e kufijve të Kosovës po vazhdohet nga z. Hoti, por me një ndryshim, që tani ai ndryshim do bëhej në një mënyrë ”të ligjshme” ashtu siç u bë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ekziston rreziku që kjo metodologji do të përkrahet edhe nga ato vende të BE së që nuk po lejojnë ndryshimin e kufijve, sepse ky ndryshim do kamuflohej si ndryshim që bazohet në kufijtë e përcaktuar në vitin 1974, zaten kjo është arsyeja që Serbia kthehet te të shpërngulurit nga Kosova që nga viti 1974. Nganjëherë, duhet ta goditësh kokën për muri, në mënyrë që ta kuptosh dhe ndalosh çmendurinë. Kosovën e kanë futur në valle të paditurit, ose ata që dinë vetëm për mbrapsht dhe për vetveten, andaj taktikisht, dhe logjikisht është e pa mundur që të refuzon këtë takim, si rrjedhojë Kosova detyrohet të vallëzoj sipas muzikës Trump dhe ta përpij atë që Grenell do ta ta nxjerr në tavoline si produkt”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".