Kuvendi i Kosovës urgjentisht ta krijon komisionin hetimor lidhur me dyshimet për korrupsion në licencimin e laboratorëve privat për testimet Covid-19

Kuvendi i Kosovës urgjentisht ta krijon komisionin hetimor lidhur me dyshimet për korrupsion në licencimin e laboratorëve privat për testimet Covid-19

Gani Qarri

  • 16 August 2020 - 08:48

Shkruan: Gani Qarri
 
“Paqartësia e madhe dhe jo- transparenca totale si dhe mënyra e pa-harmonizuar e shpërndarjes dhe përdorimit jo efektiv të fondeve edhe ashtu të pakta në luftën kundër pandemisë së Covid-19, ka bërë që përhapja e saj, në Kosovë të arrijë përmasa alarmante dhe të dal tërësisht jashtë kontrollit, gjë që nuk mund të luftohet me laborator privat, siç po veprohet nga Qeveria aktuale, por me një organizim të mirëfilltë dhe sistematik shtetëror. Ndaj do të ishte e rrugës, e drejtë, madje edhe tepër e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të krijojë sa më shpejtë dhe me urgjencë një komision hetimor parlamentar nga të gjitha subjektet politike në vend, për ta hetuar dhe vlerësuar sa më parë, procedurën dhe rregullshmërinë e licencimit të laboratorëve privat, për testet Covid-19, të cilët përveç frikës për origjinën dhe sigurinë e pamjaftueshme të materialeve që do të përdoren për testim, mund të dëmtojnë edhe shëndetin e qytetarëve”.  


 
Fakti më i trishtë i dështimeve të vazhdueshme të kësaj Qeverie të dobët e jo efikase,për të menaxhuar suksesshëm me situatën pandemike të Covid-19”, janë vdekjet e shumta brenda 24 orëve në një vend kaq të vogël dhe me numër kaq të pakët të banorëve, e cila duke mos qenë në gjendje të pajisë as me mjete të nevojshme primare entet shtetërore të shëndetësisë familjare, ka licencuar, pothuajse tërësisht ad-hoc, laborator dhe institucione private për testime të pasigurta dhe arbitrare. Paqartësia e madhe dhe jo- transparenca totale si dhe mënyra e pa-harmonizuar e shpërndarjes dhe përdorimit jo efektiv të fondeve edhe ashtu të pakta në luftën kundër pandemisë së Covid-19, ka bërë që përhapja e saj, në Kosovë të arrijë përmasa alarmante dhe të dal tërësisht jashtë kontrollit, gjë që nuk mund të luftohet me laborator privat, siç po veprohet nga Qeveria aktuale, por me një organizim të mirëfilltë dhe sistematik shtetëror.  Ndaj do të ishte e rrugës, e drejtë, madje edhe tepër e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të krijojë sa më shpejtë dhe me urgjencë një komision hetimor parlamentar nga të gjitha subjektet politike në vend, për ta hetuar dhe vlerësuar sa më parë, procedurën dhe rregullshmërinë e licencimit të laboratorëve privat, për testet Covid-19, të cilët përveç frikës për origjinën dhe sigurinë e pamjaftueshme të materialeve që do të përdoren për testim, mund të dëmtojnë edhe shëndetin e qytetarëve.  Ndaj grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes komisionit për Shëndetësi, me të drejtë, këto ditë, ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e ARBK-së, për të qenë të informuar më të  hollësishëm në lidhje me procesin e licencimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për COVID-19, por dyshimet për përgjigje pozitive janë serioze, prandaj edhe nevoja e një hetimi më të përshpejtuar parlamentar, bëhet akoma më e domosdoshme.  Për aq më tepër, bartja e testimit për COVID-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private, përveç që ngarkon edhe më shumë financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira ekonomike dhe financiare, duket qartazi se krijon edhe mundësi për përfitime personale të individëve të caktuar, në këtë fatkeqësi të rëndë kolektive, gjë që argumenton se kjo është edhe një dëshmi më tepër në radhën e dështimeve të pareshtura, të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”, siç alarmohet edhe në njoftimin e LVV-së, për opinion dhe media”.
 
 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".