Reagim deklatarës të Lutës: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra Serbisë

Reagim deklatarës të Lutës: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra Serbisë
Reagim deklatarës të Lutës: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra Serbisë

Ragip Guraziu

  • 19 August 2020 - 14:54

Lutë, Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi e vitit 2015 dhe gjetjet e reja të komisionit të ri shtetëror mbi këtë marrëveshje i kanë komplikuar raportet brenda koalicionit qeveritar të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Qeveria e Kosovës më në fund vendosi që ta dërgojë në parlament projektligjin për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ndonëse kjo marraveshje nuk ishte dërguar asnjëherë në parlament, për faktin që nuk i kishte votat për t'u ratifikuar. Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 kjo qeveri e kryesuar nga Ramush Haradinaj i bashkangjiti edhe gjetjet e reja të Komisionit Shtetëror për kufirin, komision ky i emëruar nga vet kryeministri Haradinaj. Mirëpo, brenda vet qeverisë së Kosovës në përbërje të së cilës janë, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe lista Srpska, ka qëndrime të kundërta rreth demarkacionit me Malin e Zi. 

Dëbimi i shqiptarëve 1877-1878 

 Dëbimi i Shqiptarëve në vitet 1877-1878 i referohet emigrimit me dhunë të popullatës shqiptare nga zonat që iu bashkëngjiten Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Malit të Zi në vitin 1878. Këto luftëra, së bashku Luftën Ruso-Osmane (1877-1878) përfunduan me disfatën e Perandorisë Osmane. Si pasojë Perandoria Osmane humbi territore te gjera bazuar ne vendimet e Kongresit të Berlinit. 

 Në prag të konfliktit mes Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane (1876-1878), një pjesë e madhe e popullatës shqiptare banonte në Sanxhakun e Shkodrës.[1] Gjatë luftës malazeze-osmane pati rezistencë të fortë ndaj forcave malazeze në Podgoricë dhe Shpuzë , gjë që u pasua me largimin e popullsisë shqiptare dhe sllavo-myslimane, të cilat u zhvendosën në Shkodër.[2] 

Në prag të konfliktit mes Serbisë dhe Perandorisë Osmane (1876-1878), popullsia shqiptare e Sanxhakut te Nishit ishte kompakte dhe kryesisht rurale. Ajo bashkëjetonte ne këtë zonë me popullsinë turke (një pjesë e së ciles ishte me origjinë shqiptare) dhe serbët.[3][4] Gjatë kohës së luftës, popullata shqiptare në varësi të zonës ka reaguar në mënyra të ndryshme ndaj hyrjes së forcave serbe në Sanxhakun e Nishit, duke bërë rezistencë dhe/ose ikur drejt maleve përreth dhe në Kosovën që ishte territor osman.[5] Ndërsa pjesa më e madhe shqiptarëve u dëbuan nga forcat serbe, një pjesë e vogël u lejua të qëndrojë ne tokat e veta në luginën e Jabllanicës, ku jeton edhe sot.[6][7][8] Serbët nga Llapi u zhvendosën në Serbi gjatë dhe pas raundit të parë së luftës në 1876, kurse refugjatët shqiptarë të ardhur pas 1878 ripopulluan fshatrat e tyre.[9] Refugjatë shqiptarë gjithashtu u vendosën pranë kufirit verilindor Serbi - Perandori Osmane, në zonat e ndryshme urbane dhe mbi 30 vendbanime në anën qendrore dhe jug-lindore të Kosovës.[9] Autoritetet osmane kishin vështirësi në plotësimin e nevojave të refugjatëve dhe ata ishin armiqësorë ndaj popullsisë serbe vendor kur kryerjen sulmet hakmarrëse.[10] Largimi i popullsisë shqiptare nga këto rajone është bërë në një mënyrë që sot do të karakterizohej si pastrim etnik.[11] Këta refugjatë shqiptarë dhe pasardhësit e tyre u bënë të njohur si Muhaxhirë, një term i përgjithshëm për refugjatët myslimanë (huazuar nga fjala osmanisht: Muhacir dhe rrjedh nga fjala arabisht: Muhajir).[10][12][13][14] Ngjarjet e kësaj periudhe gjeneruan shfaqjen e konfliktit serbo-shqiptar dhe marrëdhëniet e tensionuara midis të dy popujve.[ 

Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra Serbisë derisa Mitrovica... Po harron Nishin e Shqiptarëve,dhe Sanxhakun ?! 

Ju si Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar përsëri se Serbia nuk do të njohë Kosovën shtet të pavarur pa përfituar ndonjë kompromis. 

Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtar”, ka thënë kështu? 

 Nënkryetari i LDK’së ka thënë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve. 

Ai madje vazhdon ta shohë si një zgjidhje shkëmbimin e territoreve. 

“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”, ka thënë ai. 

 Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i shohë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën Serbi, 

“Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”. 

I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurt: “Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”. 

Haziri ka thënë se asnjë katund shqiptar i Kosovës nuk do të kalonte nën Serbi. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".