Takimi i 2 shtatorit mes Liderëve të Kosovës dhe Serbisë në SHBA dhe çelësi i arritjes së marrëveshjes finale

Takimi i 2 shtatorit mes Liderëve të Kosovës dhe Serbisë në SHBA dhe çelësi i arritjes së marrëveshjes finale
Takimi i 2 shtatorit mes Liderëve të Kosovës dhe Serbisë në SHBA dhe çelësi i arritjes së marrëveshjes finale

Faik Krasniqi

  • 19 August 2020 - 17:58

Shkruan:Faik Krasniqi

“Nuk pres që marrëveshja Kosovë-Serbi do të përmbyllet me 2 shtator. Është utopi të mendohet një gjë e tillë, por më mirë marrëveshja të përmbyllet me SHBA-të sesa me Evropën. Evropa e tregoi fytyrën e saj në raport me shqiptarët e Kosovës. Akoma të izoluar, edhe pse ka dy vite që Komisioni Evropian konstatoi që Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Pastaj një muaj më vonë kemi votimin në Parlamentin Evropian për liberalizim. S'ka asgjë të re, pavarësisht që Gjermania është kryesuese e Bashkimit Evropian”.

Unë nuk besoj që presidentit Trump i duhet një marrëveshje Kosovë-Serbi për t'i fituar zgjedhjet e nëntorit. Amerikanët nuk do të ju drejtohen kutive të votimit, me mendjen se çfarë halli kanë Kosova dhe Serbia. Shumica e tyre as që e dinë se ku xhindet Kosova dhe Serbia. Ata do të votojnë në bazë të punës së presidentit Trump gjatë mandatit të parë. Nëse ata e konsiderojnë që presidenti Trump ka punuar mirë gjatë mandatit të parë, atëherë do e votojnë edhe për një mandat. Nëse jo atëherë fiton Biden. Por jo për shkak të suksesit të ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Është kaq e thjeshtë për ta kuptuar se bota nuk sillet vetëm rreth nesh. Do të thosha që nuk sillet fare. Bota ka probleme më të mëdha se Kosova, e sidomos për shkak të pandemisë. Shpresat më të mëdha ishin gjatë presidencës gjermane. Nëse gjatë presidencës gjermane nuk ndodh liberalizimi i vizave, ta harrojmë njëherë e mirë. Atëherë si t'i besojmë Evropës për marrëveshjen me Serbinë, kur ajo nuk po e mban premtimin për heqjen e vizave!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".