Në përkujtim të 74 vjetorit të lindjes të burrit më të madh të shekullit të kaluar Presidentit Bill Clinton

Në përkujtim të 74 vjetorit të lindjes të burrit më të madh të shekullit të kaluar Presidentit Bill Clinton
Në përkujtim të 74 vjetorit të lindjes të burrit më të madh të shekullit të kaluar Presidentit Bill Clinton

Ismail Muçiqi

  • 20 August 2020 - 09:16

Kosova është e bekuar që në kohën dhe momentin kur populli luftonte për jeta a vdekje nga agresioni serbë, ishte ai Bill Clinton, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili e mori vendimin historikë për ti dalë në ndihëm shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin para katastrofës dhe zhdukjes.

Shoqata Miqtë e Amerikës, e cila në vazhdimësi punojë në shumë projekte për të thelluar gjithnjë e më shumë raportet miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Prishtinë organizojë një koktej rasti për nderë të 74 vjetorit të ditëlindjes së Presidentit Bill Clinton. Kontributi i këtij njeriu të madh i cili mori vendim historikë për ta bombarduar Serbin ishte veprimi ma kolosal, humanë dhe njerëzorë i cili i shpëtojë shqiptarët e Kosovës dhe e parandalojë katastrofën, duke e detyruar Serbinë që ta pranojë kapitullimin.

Ky njeri i shekullit i quajtur Bill Clinton edhe pas 21 vitesh kur arriti ta çlirojë Kosovën, asnjëherë nuk e harrojë Kosovën dhe popullin e saj dhe gjithmonë edhe pas kryerjes së mandatit të Presidentit të SHBA-ve, ai në agjendën e tij prioritet e pati dhe e ka edhe tani konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Vizita e fundit që ja bëri Kosovës edhe pas Pavarësisë dhe takimet e shumta që i pati me përfaqësuesit e institucionet të Kosovës, me Shoqërinë Civile, me qytetarët e rëndomtë, me rinin, mesazhet e tija ishin gjithmonë frymëzim për popullin e Kosovës që të punojë sa më shumë për ndërtimin e shtetit më të ri në Botë, në drejtim të zhvillimit të gjithmbarshë ekonomikë dhe të demokracisë si vlerë euroatlantike. Presidentit Clinton do të mbetet njeriu i shekullit të kaluar i cili i dha leksion agresionit serbë dhe parandalojë gjenocidin në Kosovë duke bërë veprimin më të guximshëm që nga mbarimi i Luftës të dytë Botërore.

Populli shqiptarë do ti mbes besnikë dhe gjithmonë falënderues Presidentit Bill Clinton dhe aleatëve të tij.

Zoti e Bekoftë ish-Administratën e Presidentit Clinton, Zoti e Bekoftë dhe thelloftë miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".