Demokracia si fasadë mbi muri ?! 

Demokracia si fasadë mbi muri ?! 
Demokracia si fasadë mbi muri ?! 

Skender Mulliqi

  • 20 August 2020 - 16:50

Askush   nuk po brengosët të mbrojë demokracinë dhe liritë  njerëzore në Kosovë. Demokracia  ka mbetur fasadë mbi muri.Po humb njerëzorja , po humb interesimi  për fatin e rinisë tonë . Shteti po drejtohet  nga  struktura  mashtruese , nga struktura  mafioze , të cilët  kan faj per  gjithë këto negativitete shoqërore .Kan keqpërdorë gjithëqka dhe gjithkund  duke na gerditë vendin ku kemi lindur dhe shtetin. Kjo klasë politike nuk kan tru për zhvillim të vendit dhe as nuk  i kan dy lidhje më politikë!Këta  kan mbetur si mbreti lakuriq!Duke u fshehur pas barazisë  janë duke na diskriminuar dhe degraduar, sa çdo ditë po kemi dhëmbje barku, jo vëtem si fjalë e shkruar.

Çfarë strukture politike është kjo kur çdo ditë shkelët dinjiteti ynë , dhunohet liria jonë?Çfare strukturash politike janë këto , që po e përmbysin shtetin e vetë , po përdhosim çdo vlerë demokratike dhe  çdo vlerë kulturore ? Po vendosin pa e pyetur sovranin ?!Këta po e konsiderojnë shtetin si parti  të vetën politike?! Po manipulojnë  me çdo pyetje të paraqitur , edhe për temat e karakterit nacional.Nuk ka më porosi të mbrapshta së janë duke i dhënë rinisë tonë .Jemi duke e humbur edhe identitetin tonë kombëtar.Jemi duke I humbur edhe miqët tanë në botë?!

Të gjitha këto dukuri negative , dhe askush nuk po i pengon.Kjo është  varfëruese për shpirtin tonë , kjo është  e dhëmbshme dhe brengosëse për fatin tonë .Është e pa kuptueshme së si ky popull po i duron këta  njerëz .E dimë së çka është e mundshme dhe e lejueshme.Institucionet e shtetit janë shëndruar në mburojë diktature.Aty ku nuk respektohet vullneti politik i shumicës qytetare , vjen në shprehje represioni  më elementët e diktaturës .Na janë mbushur institucionët më njerëz që e ulin kokën , më njerëz  të dëgjueshëm …

Ku ka mbetur qendresa jonë ?Ku ka mbetur dashuria për atdheun dhe kombin? Në këtë vendin tonë të vogël , pushteti nuk janë  vëtem partitë politike .Shumë çka  po funkcionon sipas normave partiake! Kur shumica dëshirojnë të largohen nga Kosova , atëherë për çfarë shteti mund të  flasim? E nuk ka më tragjike kur  gadi të gjithë po bëhëmi protagonistë të kësaj…!!!???   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".