Ja si e po e fshehin mafio politikanët pasurinë e krijuar me zhvatje të shtetit dhe të djersës së qytetarit

Ja si e po e fshehin mafio politikanët pasurinë e krijuar me zhvatje të shtetit dhe të djersës së qytetarit
Ja si e po e fshehin mafio politikanët pasurinë e krijuar me zhvatje të shtetit dhe të djersës së qytetarit

Skender Kapiti

  • 20 August 2020 - 17:45

Shkruan: Skënder Kapiti

“Ky korrupsion i tmerrshëm, kjo paligjshmëri dhe ky amoralit i paskrupullt dhe kjo vjedhje, kjo grabitje e plaçkitje pronash,parash publike e pasurish kombëtare nga një grup i vogël oligarkësh mafio-politikë është bërë kërcënim i madh për sovranitetin kombëtar”.

Politikanët dhe pushtetarët shqiptarë janë hajdutë profesionistë të cilët janë edhe ekspertë në fushën e justifikimit dhe të fshehjes së pasurisë të fituar me krim, hajni, ryshfet e korrupsion. Vjedhja dhe hajnia institucionale në Shqipëri e Kosovë është e ndërthurur dhe e lidhur ngushtë me familjaritetin dhe nepotizmin, ku pasuritë dhe paraja transferohet tek besnikët dhe te të afërmit. Tjetër mjeshtri e justifikimit dhe fshehjes së pasurisë është deklarimi i gënjeshtërt edhe i vlerës joreale të fitimit të pasurive të patundshme si toka,troje e banesa të cilat hajdutët institucionalë i deklarojnë se i kanë blerë lirë dhe me vlerën jo reale të tregut. Tjetër metodë e fshehjes së pasurive pushtetarët shqiptarë është ajo se ata depozitojnë paratë në parajsat fiskale. Kështu ndodh në shtetet si Kosova e Shqipëria në të cilat sistemi politik në radhë të parë është një sistem mafio-hajdutokratik, sistem ku politika e krimit, hajnisë dhe korrupsioni i lartë shtetëror kanë kapur shtetin dhe drejtësinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".