Sundimi i mafies dhe uzurpimi i shtetit nga grupet e të krimit të organizuar po i zbraz trojet shqiptare

Sundimi i mafies dhe uzurpimi i shtetit nga grupet e të krimit të organizuar po i zbraz trojet shqiptare
Sundimi i mafies dhe uzurpimi i shtetit nga grupet e të krimit të organizuar po i zbraz trojet shqiptare

Ragip Guraziu

  • 21 August 2020 - 08:01

Shkruan:Ragip Guraziu

“Sipas një analize të bërë publike nga EASO theksohet se niveli i ri aplikimeve nga shqiptarët është i lartë, ndonëse Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet me normat më të larta të mospranimit të aplikacioneve nga qytetarët e tyre për azil, së bashku me vendet tjera si Bangladeshi, Gambia, Gjeorgjia, India, Kazakhstan, Moldavia, Serbia, dhe Ukraina. Në krahasim me 6 mujorin e një viti më parë, aplikimet thuhet të kenë rënë me 72%, si rrjedhojë e bllokimit të lëvizjeve pas pandemisë së Covid-19. Sidoqoftë alarmi mbetet tepër serioz sepse këto të dhëna dëshmojnë që në rastin e parë, nga momenti eventual i liberalizimit të vizave për Kosovaret, do të kemi një trend të pa kontrollueshëm të tendencës për largim jashtë vendit, për shkak të kapjes së shtetit nga krimi dhe korrupsioni, nga mungesë e perspektivës për të ardhme të sigurt dhe mirëqenie sociale e cila po premtohet por nuk po realizohet tash e sa vite nga politika zhvatëse dhe mashtruese në krye të shtetit”.

Derisa shqiptarët vazhdojnë të sillen si popull bredhës, pas lufte e këndej, çështje serioze mbetet pritja se çka do të ndodhën nga momenti eventual i liberalizimit të vizave për Kosovaret, a do të kemi një trend të pa kontrollueshëm të tendencës për largim jashtë vendit. Kjo dëshirë dhe nevojë për ikje jashtë vendit po ndodh për të gjitha këto vite për shkak të kapjes së shtetit nga krimi dhe korrupsioni, nga mungesë e perspektivës për të ardhme të sigurt dhe mirëqenie sociale e cila po premtohet por nuk po realizohet tash e sa vite nga politika zhvatëse dhe mashtruese në krye të shtetit. Pyetja tjetër do ishte kjo: Deri kur do të mbeten shqiptarët popull bredhës në ikje nga shteti i tyre që do të mbushin statistikat e shteteve evropiane për numrin e azilkërkuesve dhe ikje nga shtetësia amë, për shkak të mungesës së perspektivës dhe dështimit në zhvillimin ekonomik. Sipas raportimeve më të reja, del se aplikimet për azil të shqiptarëve kanë shënuar tendencë rritëse në 6 mujorin e dytë të këtij viti, pas lehtësimit të masave të pandemisë pas një rënie të fortë që kishte në prill dhe maj. Raportohet se në qershor, kur rifilloi dhe hapja graduale e fluturimeve dhe udhëtimeve nga toka, nga të dhënat e Zyrës Evropiane të Azilantëve (EASO), rezulton se kishte 394 aplikime për azil, nga të cilat 73% ishin aplikime për herë të parë dhe pjesa tjetër ri aplikime. Në krahasim me muajin maj, kur kishte vetëm 90 aplikime në total, ka më shumë sesa katërfishim. Pavarësisht vështirësive për të lëvizur dhe faktit që shtetasit e Shqipërisë nuk u lejuan të udhëtojnë e fluturojnë në vendet e BE-së, në Qershor, sërish aplikimet për azil nga Shqipëria mbeten më të larta nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Kjo po ndodhë në dy shtetet shqiptare, pas Shqipërisë radhitet Kosova, kur shtetasit e Kosovës po renditen në vendin e dytë me 185 kërkesa për azil, të ndjekur nga Serbia me 134, Bosnja me 94, Maqedonia me 44 dhe në fund Mali i Zi, 10 aplikime. Në janar dhe në shkurt, kur situata e lëvizjeve ishte normale, mesatarisht kishte më shumë se 1000 aplikime në muaj për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në qershor, aplikimet arritën në gati 40% të nivelit të para krizës. Në total, për 6 mujorin, rreth 3400 aplikime nga shqiptarët për azil, nga të cilat rreth 20% ishin aplikime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".